Besëlidhja: Presidenti prezanton trajnerin e ri dhe vendos masat
Lojtarët e Besëlidhjes duhet të arrijnë Superligën, pasi është rruga e vetme për të marrë pagat nga presidenti
Besëlidhja zhvilloi dje analizën e zakonshme pas çdo ndeshje. Ndryshe nga të tjerat, kjo analizë konkludoi me disa masa ekstreme, të cilat tashmë janë bërë publike. Nën drejtimin e presidentit Gjok Noka, futbolistët u njohën zyrtarisht me masat e marra nga vetë ai dhe për masat që duhen marrë për përmirësimin e lojës në mënyrë që objektivi i vënë unanimisht të arrihet patjetër këtë sezon, e cila është ngjitja në Superligë. Ky ishte dhe vendimi aftgjatë i presidentit. Pas analizës, presidenti Gjok Noka prezantoi zv/trajnerin, Ledion Zenuni, si pasardhës të Sokol Metës. Të mërkurën Besëlidhja pret në stadiumin e saj, Kukësin e Superligës, për të luajtur ndeshjen e parë në kuadër të eliminatoreve të Kupës së Shqipërisë. Gjatë analizës u analizua gjatë për ndeshjen e kupës, pasi lezhjanët synojnë që të shkojnë sa më lart që të jetë e mundur.
Masat e marra nga presidenti të Besëlidhjes janë këto:
1.Largimi i Trainerit Sokol Meta, ky i fundit e pranoj menjëherë dhe të parevokueshëme largimin e tij nga pankina lezhjane, në të cilën qe ulur zyrtarisht që me 16 korrik të këtij viti, kohë kur është grumbulluar Besëlidhja për fazën përgatitore.
2. ngrirja e pagesave të futbollistëve deri kur skuadra të ngjitet në vend të parë ose të dytë.
Besëlidhja edhe këtë sezon ka si objektiv ngjitjen në Superligë, por edhe shpalljen kampione të kategorisë së parë.
