E Diel, 1 Nëntor 2026

Snoop Dogg vonohet 2 orë në koncert, fansat humbin durimin



Rep këngëtari Snoop Dogg ka mbërritur të shtunën e kaluar në mbrëmje në Prishtinë diku nga ora 20 edhe pse ishte parashikuar që këngëtari të mbërrinte në Prishtinë në orën 15, por aeroplani me të cilin udhëtonte kishte pasur vonesa. Konferenca e lajmëruar në aeroplort fillimisht ishte shtyrë për në orën 17 kurse më vonë ishte anuluar. Reperi amerikan i përcjellur nga një sigurim personal, dhe një numër i madh policësh kosovarë, është ngjitur në skenë diku nga ora 23 me dy orë vonesë në vend që të paraqitet në orën 21. Shumë nga të pranishmit kishin filluar të humbnin durimin për shkak të kësaj vonese. Ai performoi disa prej hiteve të tij më të njohura si “Gin and Juice”, “Drop it like it’s hot”, “Next Episode”, “Beautiful”, “Lay Low”, të cilat ua nxehën gjakun të pranishmëve e sidomos i bënë ta harrojnë vonesën e tij. Para se reperi të prezantohet në skenë, publikun e kanë argëtuar disa yje të estradës si: grupi “Jericho”, Dj Blunt, Real 1, Big D, Tuna Sejdiu dhe Dafina Zeqiri.

Dafina me mbathjet në shesh
Performanca e Dafinës këtë rradhë nuk ka kaluar pa skandale. Këngëtarja më e popullarizuar dhe më e kërkuar në Kosovë për momentin, në koncertin e Snoop Dogg në stadiumin e Prishtinës, i ka dhuruar publikut përveçse një performancë live, gjithashtu edhe një spektakël të cilin publiku kosovar do ta mbajë mend gjatë. Gjatë paraqitjes së saj në skenën gjigante, fustani i shkurtër ka treguar të brendëshmet, ndërsa fotografët nuk kanë ngurruar të shkrepin blicet e tyre. “është një ndjenjë e papërshkruar kur dihet se bëhet fjalë për një yll aq të madh të muzikës botërore. Snoop-in e kam përcjellë që prej moshës së re dhe gjithmonë më ka pëlqyer ky këngëtar”, është shprehur Dafina, duke thënë se gjithnjë ka menduar se një ditë do të këndojë përkrah një ylli të muzikës, por nuk e imagjinontë kaq shpejt. Dafina në këtë koncert është prezentuar me tre këngë të reja.

Kur të njohurit fotografohen me më të njohur
Pas koncertit, Snoop Dogg është paraqitur në një party të organizuar me rastin e ardhjes së tij në Kosovë, ku janë mbledhur një numër i madh i fytyrave publike të cilët kanë pasur rastin të fotografohen dhe të shkëmbejnë disa fjalë me këngëtarin e njohur. Ndërkaq të nesërmen, më 11 korrik, rreth orëve të paradites, reperi amerikan, Snopp Dogg është larguar nga Kosova për të vazhduar me koncertin e rradhës në Las Vegas.

Tuna edhe në koncert me burrin
Këngëtarja shkupjane Tuna Sejdiu gjithashtu ka pasur rastin të performojë në koncertin e reperit të njohur. Ajo së bashku me Dafinën kanë qenë këngëtaret e privilegjuara në këtë koncert. Tuna e veshur me shumë shije, me një fustan të shkurtër seksi, i cili më shumë zbulonte se sa mbulonte këmbët e këngëtares, ka performuar së bashku me disa reper kosovare disa hite të saj. Këngëtarja gjithashtu ka qenë e pranishme edhe në “after party”, dhe së bashku me bashkëshortin Rilindin kanë shfrytëzuar rastin që të fotografohen me Snoop Dogg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›