E Diel, 1 Nëntor 2026

Velina brune e “Fiks fare” fejohet me futbollistin pas tetë muaj dashuri



Velina brune e programit “Fiks fare” në “Top Channel” Devisa Guma, duket se e ka bërë serioze lidhjen e saj të dashurisë me futbollistin 19-vjeçar të skuadrës së “Partizanit”, Xhino Sejdo.
Balerina dhe futbollisti simpatik kanë pohuar mes miqsh se janë fejuar me njëri-tjetrin, por nuk dihet nëse kanë organizuar diçka me familjet e tyre apo është një vendim që e kanë marrë mes njëri-tjetrit. Ata u takuan rreth tetë muaj më parë dhe dhe nuk janë ndarë për asnjë moment që nga dita e njohjes. Janë një çift shumë i dashuruar dhe kalojnë shumë kohë bashkë pavarësisht profesioneve krejt të ndryshme që kanë. Paparaci ynë i ka fotografuar në plazhet e jugut të Shqipërisë, plazhe që i frekuentojnë shpesh së bashku apo në shoqërinë e miqve të tyre Devi u bë e njohur për publikun direkt pas daljes në ekranin e “Top Channel” çdo mbrëmje në programin, që drejtohet nga Saimir Kodra dhe Gent Pjetri. Ndërsa Xhino është një futbollist i ri që e nisi karrierën e tij në skuadrën “Partizani” në vitin 2009. Ai u bë pjesë e kësaj skuadre pas eksperiencës si lojtar i skuadrave të të rinjve në Romë dhe Venecia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›