Soares: Opozita të hyjë në Parlament

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE Zhoao Soares, deklaron se opozita duhet të kthehet në Kuvend. "Deputetët e zgjedhur duhet të hyjnë në parlament sepse ekziston rreziku që nëse deputetët e PS nuk hyjnë në parlament javën e ardhëshme mund të humbin mandatin e tyre. Kjo do të ishte e tmershme duke pasur parasysh atë që ka ndodhur gjatë 20 viteve të fundit në vende si Shqipëria", ka thënë Soares në një prononcim pas takimit me kryeparlamentaren Topalli dhe me kreun e PS-së Edi Rama në Vjenë.
Në këtë dekleratë, z.Soares deklaron se mbështet tërësisht raportin e vëzhguesve të OSBE-së gjatë zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, të Alece Hasting dhe të Wolfang Grosruc. Sipas Soares, pavarësisht ankesave që mund të ketë, është e rëndësishme që të gjithë të zgjedhurit të hynë në parlament, pasi diegia e mandateve të opozitës do të ishte e tmerrshme duke pasur parasysh atë që ka ndodhur gjatë 20 viteve të fundit në vende si Shqipëria. Vetëm në këtë mënyrë, vijon Soares- mund të kontribuohet në demokraci dhe shtetin ligjor në Shqipëri.