Socialistet Evropiane E turpshme qe PS hyn dhe del nga Kuvendi
Reagimi i kryetarit te grupit te parlamentareve socialist evropiane ne Keshillin e Europes Andres Gross Zgjedhesit e votojne nje parti politike qe te luaje rol aktiv ne parlament dhe vertet te punoje dhe jo te hyje dhe te dale
Pak dite pas reagimit zyrtar te Presidentit te Asamblese se Keshillit te Evropes Mevlut Cavushoglu duke shprehur mospajtueshmeri me levizjet politike te Partise Socialiste ne Shqiperi te njejtin qendrim ka shprehur dje edhe kryetarit te grupit te parlamentareve socialist evropiane ne Keshillin e Europes Andres Gross. Duke iu referuar situates politike ne Shqiperi kryesisht bojkotit institucional te Kuvendit Gross ka theksuar se Partia Socialiste po demonstron nje pjesemarrje jo aktive dhe se kjo eshte e patolerueshme. Socialistet u rikthyen ne parlament por une kete nuk e konsideroj pjesemarrje te vertete aktive. Eumlshte budallallek per nje parti politike te mos jete ne parlament. Zgjedhesit e votojne nje parti politike qe te luaje rol aktiv ne parlament dhe vertet te punoje dhe jo te hyje dhe te dale dhe ne kete menyre te bojkotoje realisht kete institucion- u shpreh kryetarit te grupit te parlamentareve socialist evropiane ne Keshillin e Europes Andres Gross.
Lidhur me mundesite qe u shpalosen ne tryezen e presidentit te Republikes gjate negocimit te delegacionit te Keshillit te Evropes Gross thote se u ra dakord qe PS do te ankimonte ceshtjen ne Gjykaten Kushtetuese dhe me pas ne Venecia. Por kjo nuk ndodhi thote ai. Ky ishte propozimi yne kryesor si komitet presidencial i Keshillit te Evropes. Fatkeqesisht pas kaq muajsh asnje hap nuk kane bere palet ne drejtim te nje marreveshje- deklaroi me tej perfaqesuesi i socialisteve evropiane Andres Gross.
Pak dite me pare presidenti i Asamblese se Keshillit te Evropes Cavushoglu e vleresoi si shqetesuese sjelljen e opozites shqiptare dhe deklaroi se Edi Rama i genjeu nderkombetaret kur tha ne shkurt se do i drejtohej Venecias lidhur me intepretimin e vendimit per hapjen e kutive te fletevotimeve.