E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur Vargas Llosa i nxinte syrin mikut te tij Gabriel Garsia Markez

13-10-2010 / Gazeta 55

Mario Vargas Llosa cmimi Nobel per letersi 2010 me siguri sdo te kishte qene ne gjendje per te fituar Nobelin per Paqe. Mjafton te shikoni fotografine e dates 14 shkurt te 1976 te fotografit meksikan Rodrigo Moya ku nje tjeter laureat i cmimit Nobel Gabriel Garcia Marquez shfaqet me nje sy te zi dhe me nje fleger te care nga nje grusht qe dy dite me pare ia kishte dhene shoku i tij me i mire Mario Vargas Llosa.
I pari qe e ka botuar pas 31 vitesh ndash ne 6 mars te 2007 - ishte gazeta meksikane La Jornada gjate Tetedhjete vjetorit te Marquez. Por goditja me grusht kishte ndodhur 12 shkurt 1976. Gabriel Garcia Marquez ishte me gruan e tij Mercedes dhe disa miq ne nje kinema ne Mexico City. Ata ishin duke pritur per te pare filmin Supervivientes de los Andes ne shqip i njohur si Alive ndash Gjalle nje film per historine e disa mbijetuarve nga nje aksident ajror dhe qe pastaj kthehen ne kanibale. Por ate dite kishte pasur nje defekt ne projektor.
Nderkohe Markez pa mikun e tij Vargas Llosa dhe u drejtua per ta takuar duke hapur krahet e tij. Koha per te thene Mario dhe tjetri ia mvesh me nje grusht ne fytyre duke e hedhur ne toke. Garcia Marquez ka thene se grushti erdhi per arsye debatesh politike. Ndersa ai majtist vazhdonte te mbeshteste revolucionit kuban kurse Vargas Llosa po ndiqte nga afer mendimit liberal.
Ndoshta por ndash sic ka treguar fotografi Rodrigo Moya ne nje interviste ne gazeten La Jornada te ri marre pastaj nga gazeta amerikane Nee York Times - Mercedes Barcha gruaja e Marquez-it gjate grushtit leshoi frazen qe sjell gjithcka me kembe ne toke Mario eshte nje budalla xheloz. Eumlshte e sigurt se kohe me pare ne mes te nje krize martesore gruaja Vargas Llosa-se Patricia iu ishte rrefyer bashkeshorteve Garcia Marquez per te pasur keshilla dhe rehati. Dhe ka shume mundesi se grushti eshte shkaktuar nga dicka ne kete rrethane Marquez do kishte thene ose bere dhe se Patricia duhet tia kete raportuar burrit te saj kete gje pas berjes paqe. Gjithashtu disa kane folur per nje marredhenie midis tyre. Me pak fjale ne me nje histori e vogel xhelozie.
Sot pas kaq vitesh ceshtja duket te pakten e kapercyer. Ne vitin 2007 gjate dyzet viteve te pas publikimit te romanit Nje qind vjet vetmi ndash kryevepra e Garcia Marquez-it - Vargas Llosa lejoi te perdorej nje ese e tij si nje hyrje ne 1971 Historia di deicide e cila ishte ndaluar gjithmone publikimin pas perleshjes.
Nje tjeter shenje e pajtimit duket te jete me e qarte se disa dite me pare ne rrjetin social Tuitter ku pas shpalljes se Cmimit Nobel. Nga ElGabo Gabo eshte pseudonimi i Gabriel Garcia Marquez kishte shkuar nje tingellime tek Vargas Llosa me mesazhin cuentas iguales qe do te thote tani jemi te barabarte per mua nje Cmimin Nobel ne 1982 dhe nje per ty tani ne vitin 2010.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›