E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokurori i antimafias të Leçes mbërrin në Tiranë

Mbërrin në Tiranë prokurori i antimafias së Leçes Cataldo Motta. Gjatë qëndrimit në Shqipëri prokurori Motta do të takohet me krerët e lartë të policisë së shtetit ku tema e bisedimeve do të jetë për bashkëpunimin e dy drejtësive për zbulimin e trafikut të drogës apo edhe krimit të organizuar. Madje bashkëpunimi më i fundit ka qenë ai i dy prokurorive asaj të Leçes dhe prokurorisë së krimeve të rënda, ku në 19 shkurt janë arrestar 52 persona për trafik të lëndëve narkotike. Madje për këtë operacion të koduar "sun rise" në Itali ka qenë prezente edhe prokurorja e përgjithshme Ina Rama. Kështu gjatë qëndrimit në vendin tonë përveç takimeve me drejtues të policisë, prokurori i antimafias të Leçes mund të takojë edhe drejtues të prokurorisë apo edhe institucioneve të tjera të drejtësisë. Edhe pse nuk jepen informacione për çështje të veçanta vizita e tij në Tiranë vjen pas një operacioni të suksesshëm mes dy vendeve. Ndërkohë që disa javë më parë në vendin tonë ka qenë edhe kryeprorokurori i antimafies italiane Piero Grasso.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›