E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistet dergojne ndihma ne Shkoder

Partia Socialiste ka ofruar ndihma per banoret e permbytur ne Shkoder. Maunet me ndihma jane nisur nga selia e partise me te madhe ne opozite drejt zonave te permbytura te shoqeruara nga deputetet socialiste te qarkut te Shkodres. PS eshte angazhuar per te derguar ndihma per banoret e prekur nga permbytjet ne qarkun e Shkodres deklaroi kryetari i kesaj partie Edi Rama i cili riperseriti se situata e perseritur ne veri te vendit eshte pasoje e deshtimit te qeverise Berisha dhe papergjegjshmerise se tij.

Ne jemi angazhuar prej ditesh ne dergimin e ndihmave prane njerezve qe jane ne pike te hallit ne kushte jashtezakonisht te veshtira mbijetese. Do vazhdojme te bejme tonen jo vetem si opozitare po dhe si qytetare te ketij vendi si bashkeqytetar te te gjithe atyre fatkeqeve qe jane viktima te deshtimit dhe te korrupsionit te qeverise duke shpresuar qe ky moment te kapercehet tha Edi Rama kreu i PS.

Duke uruar qe kjo situate te kapercehet sa me shpejt kryetari i selise roze tha se problemi duhet zgjidhur ne themel duke ripropozur nderhyrjen ne sistem i cili kerkon sic tha ai nderhyrje radikale ne buxhet.

Te adresosh problemin teresisht do te thote te konsiderosh propozimin me t efundit t ePS per nje ndryshim radikal ne buxhetin e vitit 2011 duke rialokuar te gjitha fondet e investimeve te reja publike ne infrastrukture ne drejtim te frontit te luftes kunder permbytjeve dhe kenetezimit te Shqiperise tha Rama. Pjese e ndihmave te derguara ne zonat e permbytura ne Shkoder ishin 26 mije litra uje 1200 litra vaj 2000 kg oriz 2000 kg makarona 200 Jorgane.

Rovena Mocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›