E Diel, 1 Nëntor 2026

“Socialistët dhe paraardhësit e tyre e vodhën pronën, PD po ua rikthen pronarëve të vërtetë”

16-03-2012 / Gazeta 55

Mazhoranca

Ligji u debatua gjatë në seancë nga deputetët e mazhorancës dhe opozitës, të cilët kishin qëndrime të kundërta për projektin e qeverisë.
Deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade, theksoi se çështja e pronës, një ndër 12 rekomandimet e KE-së rezulton e pa-përmbushur nga qeveria shqiptare pas dy vitesh, dhe dy refuzimeve të njëpasnjëshme të statusit për vendin kandidat. Dade e konsideroi këtë akt, si një rast të paprecedentë për një vend që prej vitesh ka nisur rrugën e mundimshme për integrimin në BE.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të PD-së, Sherefedin Shehu, i cili vuri në dukje se përbaltja e reformave të qeverisë për kthimin dhe kompensimin e pronës, është filozofia politike e opozitës.
“Po shfrytëzohet ky rast për të hedhur baltë mbi qeverinë dhe reformat e ndërmarra. Diskutimet politike nuk janë në funksion të zgjidhjes së çështjes”, u shpreh Shehu.
Sipas tij, me këto amendamente do të zgjidhet çështja e kthimit dhe kompensimit të pronës.
“Ky amendament nuk i heq pronën pronarit dhe ish pronarit dhe as nuk i jep pronën atij që nuk i takon”, tha ai.
Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi i cili i ka cilësuar akuzat e opozitës si false pasi sipas tij qeveria ka bërë shumë për çështjen e pronave.
“Vërtetë pronat dhe çështja e tyre ka probleme, por PD ka bërë shumë në këtë drejtim. Brenda vitit 2013 do të ketë regjistër dixhital të pronës, që PS nuk e bëri kurrë, përkundrazi krijoi mbivendosje dhe korrupsion në këtë drejtim. PD e ka marrë në misionin e vet që në 22 mars 1992 procesin e kthimit dhe kompensimit të plotë, të pronave. PD-ja bëri atë që ky krahu këtej i parlamentit i bëri gjithë shqiptarëve duke i vjedhur pronën me tepër se 65 mijë familjeve dhe duke abuzuar me të”, theksoi Halimi. Sipas tij, brenda mandatit të parë PD ka nxjerrë një sërë aktesh dhe ka nisur funksionimin e hipotekës. “Nga 65 mijë kërkesa të depozituara në 20 vjet, komisionet kanë dhënë përgjigje për 60 mijë kërkesa, pra 92 për qind e kërkesave i janë dhënë përgjigje në 20 vjet”, theksoi me tej Halimi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›