E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergjigjja e Berishes pritet riaktivizimi i protestave

Pergjigjja e sotme e Kryeministrit Sali Berisha per oferten e opozites socialiste priret te formalizoje ato pergatitje qe kjo e fundit ka kohe qe i kryen. Protestat dhe nje pershkallezim i qendrimeve ne raport me Parlamentin jane skenare ne rrugen e zbatimit pertej kufirit kohor simbolik te 8 nentorit.

Nje Jo e Sali Berishes me argumentimin e venies ne levizje te Gjykates Kushtetuese dhe me mosasgjesimin e fleteve te votimit si shprehje e vullnetit te mire pavaresisht rregullimit te pozites se shumices ne thelb nuk zgjidh asgje.

Me shume ajo duket se kerkon te shtyje opoziten ne rrugen e ashper politike e cila ne veshtrim te apelit nderkombetar ekspozohet ndaj kritikes per prishje te dialogut dhe cenim te stabilitetit institucional. Ne te vertete Partia Socialiste ka dhene dy here sinjale se nuk i preferon me protestat si rruge politike nisur edhe nga pervoja e pranveres se shkuar.

Pjesemarrja e befte e Edi Rames ne tryezen e reformes jo vetem legjitimoi nismen e Kryeministrit por ne finale nxit edhe me shume dyshimin e ngulitur per qendrime jo kembengulese te opozites apo edhe pasiguri te saj ne politiken e rruges. Perpjekja per marreveshje qe qendron ne sfondin e akuzave nga me te rendat e ben te veshtire parashikueshmerine e opozites duke demtuar edhe seriozitetin e saj.

Se dyti letra e para dy diteve e kreut te Grupit Parlamentar Gramoz Ruci per komisionerin e Bashkimit Europian per Zgjerim Stefan Fule dhe kreret e dy grupeve kryesore te Parlamentit Europian Shchultz dhe Daul perfaqeson nje perpjekje te re per negocim nderkombetar. Dy veprime keto qe ne kontekst te ritualit te perditshem politik opozitar dhe paralajmerimeve per protesta dhe zgjedhje te parakohshme i ngjajne nje digresioni te patakt.

Eumlshte pikerisht ky grafik qendrimesh qe e vendos PS-ne ne nje pozicion pak paradoksal perballe nje qeverie te zbuluar ne korrupsionin e vet serish Kryeministri ia arrin qe te ruaje lirine e veprimit iniciativen e madje te konservoje ne terma te pranueshem nje krize qe ne zgjatjen e vet kthehet ne interes te tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›