E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistet fitojne ne Spanje

Socialistet e Kryeministrit Jose Luis Rodriguez Zapatero kane fituar zgjedhjet parlamentare ne Spanje. Pas numerimit gati te te gjitha votave, socialistet kane arritur te fitojne 169 vende, nga 350 qe ka parlamenti. Konservatoret, nen drejtimin e Mariano Rajoy, kane fituar 153 vende ne parlament. Si force e trete politike numerohen nacionalistet e Katalonjes. Me gjithe fitoren e tij, Kryeministrit i duhen votat e partive te vogla rajonale per nje mandat te dyte. Zapatero ka premtuar shkurtim te taksave, ngritjen e pagave te uleta dhe krijimin e 2 milione vendeve te reja pune.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›