E Diel, 1 Nëntor 2026

Socialistet kerkojne interpretim nga Gjykata Kushtetuese per mandatin e Beqjes



Eljona Ballhysa
Vetem nje dite para se maxhoranca te votoje ne seance heqjen e mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja Partia Socialiste ka derguar dje ne Gjykaten Kushtetuese kerkesen per interpretimin e neneve te Kushtetutes qe flasin per mandatin e deputetit. Kerkesa zyrtare e PS-se e firmosur nga 35 deputete te kesaj partie eshte depozituar dje ne Gjykaten Kushtetuese nga deputeti Taulant Balla. Edhe ne rast se PD-ja miraton heqjen e mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja do te duhet me pare opinioni dhe vendimi i Gjykates Kushtetuese ne menyre qe te ligjerohet heqja e mandatit. Por socialistet nepermjet nismes per interpretimin e Kushtetutes persa u perket neneve qe i referohen mandatit te deputetit synojne tia kthejne PD-se me te njejten monedhe duke iu referuar nje sere deputeteve te maxhorances qe ne kohen kur jane zgjedhur deputete ende nuk kishin dhene doreheqjen nga postet qe mbanin si drejtues te pushtetit vendor.
Kerkesa
Kerkesa e socialisteve synon interpretimin e pikes 3 te nenit 70 te Kushtetutes ne te cilen parashikohet se deputetet nuk mund te kryejne asnje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as te fitojne pasuri te ketyre. Per cdo shkelje te ketij paragrafi me mocion te kryetarit te Kuvendit ose te nje se dhjetes se anetareve te tij Kuvendi vendos per dergimin e ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese e cila konstaton papajtueshmerine. Ndersa neni 71 i Kushtetutes parashikon qe mandati i deputetit fillon diten qe ai shpallet i zgjedhur nga komisioni perkates i zgjedhjeve.
Me tej ky nenin parashikon rastet se kur mbaron mandati i deputetit apo kur cilesohet ai i pavlefshem. Mandati i deputetit mbaron ose eshte i pavlefshem sipas rastit kur ai nuk ben betimin kur heq dore nga mandati kur vertetohet nje nga kushtet e pazgjedhshmerise ose papajtueshmerise te parashikuara ne nenet 69 70 paragrafet 2 dhe 3 kur mbaron mandati i Kuvendit kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht ne Kuvend kur denohet me vendim gjyqesor te formes se prere per kryerjen e nje krimi - shkruhet ne nenin 71 te Kushtetutes.
Akuza
Deputetet e maxhorances e akuzojne deputetin socialist Ilir Beqja se ka perfituar nga fondet publike gjate kohes qe ai ka qene deputet. Kjo sipas PD-se bie ne kundershtim te hapur me Kushtetuten. Deputetet e PD-se bejne te ditur se Beqja ka perfituar miliona leke fonde nga Bashkia e Durresit si drejtues i nje kompanie. Por kjo akuze eshte hedhur poshte nga Beqja i cili ka bere te ditur se ne kohen kur eshte levruar fondi ai nuk kishte bere ende betimin si deputet i Kuvendit te Shqiperise. Pritet qe Gjykata Kushtetuese te sqaroje pozicionin kushtetues te deputetit socialist Ilir Beqja.

Box
Kushtetuta
Neni 70
1. Deputetet perfaqesojne popullin dhe nuk lidhen me asnje mandat detyrues.
2. Deputetet nuk mund te ushtrojne njekohesisht asnje detyre tjeter shteterore pervec asaj te anetarit te Keshillit te Ministrave. Rastet e tjera te papajtueshmerise caktohen me ligj.
3. Deputetet nuk mund te kryejne asnje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as te fitojne pasuri te ketyre.
4. Per cdo shkelje te paragrafit 3 te ketij neni me mocion te kryetarit te Kuvendit ose te nje se dhjetes se anetareve te tij Kuvendi vendos per dergimin e ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese e cila konstaton papajtueshmerine.

Neni 71
1. Mandati i deputetit fillon diten qe ai shpallet i zgjedhur nga komisioni perkates i zgjedhjeve.
2. Mandati i deputetit mbaron ose eshte i pavlefshem sipas rastit
a kur ai nuk ben betimin
b kur heq dore nga mandati
c kur vertetohet nje nga kushtet e pazgjedhshmerise ose papajtueshmerise te parashikuara ne nenet 69 70 paragrafet 2 dhe 3
c kur mbaron mandati i Kuvendit
d kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht ne Kuvend
dh kur denohet me vendim gjyqesor te formes se prere per kryerjen e nje krimi.

Grupi i PS-se Votimi per heqjen e mandatit te deputetit Beqja te behet ne fshehtesi

Keshilli i Mandateve i dorezon sot Kuvendit dy raportet per ceshtjen e deputetit Beqja

Beqja ka deklaruar se mandati i deputetit nis vetem pas betimit ne Parlament

Grupi Parlamentar i Partise Socialiste ne mbledhje e djeshme mori vendimin per ti kerkuar sot Parlamentit qe votimi per heqjen ose jo te mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja te behet i fshehte. Deputetet socialiste kane konfirmuar voten kunder heqjes se mandatit te kolegut te tyre Ilir Beqja. Keshilli i Rregullores Mandateve dhe Imunitetit do ti drejtohet sot Parlamentit me dy raporte te ndryshme per ceshtjen e mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja.
Mbledhja e Keshillit
Gjate mbledhjes se kaluar te Keshillit te Rregullores Mandateve dhe Imunitetit
argumenti i demokrateve per heqjen e mandatit te deputetit Beqja u mbeshtet pikerisht ne nenin 70 pika 3 e Kushtetutes ku thuhet se deputetet nuk mund te kryejne asnje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as te fitojne pasuri te ketyre.
Beqja
Deputeti Beqja ka deklaruar ne mbledhjen e kaluar te Keshillit te Mandateve se mandati i tij ka filluar ne daten 25 shkurt 2010 ashtu si edhe kolegeve te tij kur kane bere betimin. Argumenti i Beqjes eshte ndryshe nga ai i demokrateve te cilet jane shprehur se deputeti shpallet i zgjedhur nga komisioni perkates i zgjedhjeve. Beqja nder te tjera ka argumentuar se kerkesa zyrtare nga Kuvendi i Shqiperise per te deklaruar interesat private i eshte bere ne daten 1 mars te vitit 2010 dhe jo ne shtator te 2010-s kur Parlamenti filloi punimet. Ai ka nenvizuar se nocioni i ushtrimit te mandatit eshte themelor sepse vetem pas betimit deputeti vishet me fuqi te plota juridike nga ligji publik per te ushtruar detyren dhe vetem atehere lind mundesia e konfliktit te interesit. Ne perfshirjen e tenderit te Bashkise deputeti Beqja i eshte referuar edhe ligjit per parandalimin e konfliktit te interesit. Dhe pas dates kur Beqja ka bere betimin ne Parlament kompania ku ai eshte ortak nuk ka marre pjese ne asnje gare te financuar nga para publike.

21 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›