Van Rompui Shqiperia ka ende pune per te bere per integrimin ne BE
Eljona Ballhysa
Presidenti i Bashkimit Europian Herman Van Rompui ka deklaruar dje pas takimit qe zhvilloi me kryeministrin Sali Berisha se Shqiperia ka ende pune per te bere persa i perket rruges drejt anetaresimit ne BE. Rompui beri te ditur se shume shpejt Komisioni Europian do te beje publik opinionin e tij per statusin e vendit kandidat te Shqiperise. Sipas Presidentit te BE-se opinioni do te jete i drejte dhe objektiv do te pasqyroje realitetin shqiptar arritjet e qeverise por edhe sfidat qe duhen permbushur per te cilat sipas tij qeveria eshte ne dijeni. Ai tha se eshte i rendesishem progresi per vendosjen e shtetit te se drejtes realizimi i reformes ne Gjyqesor lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.
Mesazhi
Une nuk duhet te spekuloj per substancen per thelbin e rekomandimeve te Komisionit Europian por gjithsesi opinioni ka per te qene i drejte dhe objektiv. Ky opinion do te pasqyroje situaten ne vend duke u dhene meritat e duhura arritjeve te Shqiperise dhe duke evidentuar apo identifikuar sfida te reja per te ofruar udhezime te tjera per te ardhmen e Shqiperise ne reformat e saj. Persa i perket rruges drejt Bashkimit Europian ende ka pune per te bere - eshte shprehur kreu i BE-se. Ai beri te ditur se anetaresimi ne BE eshte nje proces qe bazohet ne performancen e secilit vend. Zgjerimi do te jete nje proces i bazuar mbi performancen apo punen e bere duke pasur nje fokus ne plotesimin e standardeve dhe kritereve per integrimin europian. Axhjenda e demokracise dhe e shtetit te se drejtes do te mbetet e nje rendesie te vecante per te ardhmen. Progresi i qendrueshem ne fusha si shteti i se drejtes apo reforma ne Gjyqesor lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar mbeten ceshtje kyce. Reformat nevojitet qe te zbatohen ne menyre efikase. Zoti kryeminister qeveria juaj eshte shume ne dijeni te sfidave qe ka perpara - eshte shprehur Rompui ndersa e ka siguruar kryeministrin Berisha se Bashkimi Europian do te vazhdoje te mbeshtese perpjekjet e Shqiperise por pergjegjesia kryesore per progres i mbetet Shqiperise dhe udheheqjes se shqiptareve. Persa i perket procesit te liberalizimit te vizave Rompui tha se liberalizimi i vizave per Shqiperine eshte tashme vetem nje hap nga realizimi i tij.
Vizita e Presidentit te BE-se ne Shqiperi u realizua ne kuader nje turi te ndermarre prej tij ne te gjitha vendet e Ballkanit duke dhene mesazhin per vazhdimin e perpjekjeve per integrimin europian. Kryeministri Berisha nga ana e tij garantoi se rekomandimet e KE-se do te kthehen ne nje program pune per qeverine shqiptare. Ne traditen e te gjitha raporteve ato jane shnderruar ne nje dokument serioz pune per qeverine shqiptare sepse ne keto raporte jo vetem jane paraqitur arritjet e reformave ne Shqiperi por jane percaktuar edhe kerkesat per reformat e tjera te metejshme ne menyre qe vendi te behet gjithnje e me i pershtatshem per integrimin ne Bashkimin Europian. Une e garantova Presidentin se qendrimi i qeverise time do te jete shnderrimi i ketij raporti ne nje program pune te vertete per te afruar gjithnje e me shume Shqiperine me Bashkimin Europian - eshte shprehur Berisha.
Talio
Letra
Sekretari britanik Hague Dialogu politik jetik per integrimin e vendit
Sekretarit i Jashtem britanik Uilliam Hague nepermjet nje telegrami urimi qe i ka derguar dje ministrit te Jashtem Edmond Haxhinasto me rastin e marrjes se detyres ka vene theksin ne domosdoshmerine e vendosjes se dialogut politik ne Shqiperi si kusht per proceset e metejshme integruese te vendit. Dialogu politik konstruktiv do te jete jetik per pershpejtimin e progresit ne kete drejtim- ka shkruar sekretari i Jashtem britanik Hague. Me tej ai ka shprehur bindjen se rekomandimet qe KE-ja do ti jape Shqiperise nepermjet publikimit te opinionit per statusin e vendit kandidat do te kthehen ne reforma nga qeveria shqiptare. Opinioni i ardhshem i Komisionit Europian lidhur me kerkesen e Shqiperise per anetaresim ne BE do te jete nje mates i rendesishem i perparimit te deritanishem. Shpresoj qe mbi bazen e cdo rekomandimi Shqiperia te intensifikoje perpjekjet e saj per realizimin e reformave te nevojshme - ka shkruar Hague ne telegramin derguar ministrit te Jashtem shqiptar. Me tej ai ka vleresuar marredheniet midis dy vendeve si dhe rolin qe ka luajtur Shqiperia per paqen dhe stabilitetin ne rajonin e Ballkanit. Mbreteria e Bashkuar dhe Shqiperia kane nje histori te shkelqyer bashkepunimi per ceshtje qe prekin te dyja vendet tona duke perfshire krimin e organizuar sigurimin rajonal dhe operacionet e NATO-s ne Afganistan. Shpresoj qe te shfrytezojme kete raport me qellim qe te prodhojme siguri per popujt e te dyja vendeve tona. Gjithashtu deshiroj te ripohoj perkushtimin e qeverise sime per aderimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Une besoj fuqimisht ne te ardhmen europiane per te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor si mjeti me i mire per garantimin e stabilitetit dhe begatise ne rajon. Mbreteria e Bashkuar vlereson se tepermi rolin konstruktiv qe Shqiperia luan ne rajon e sidomos ne lidhje me Kosoven. Une pres me kenaqesi qe ky bashkepunim ne mbeshtetje te stabilitetit rajonal te vazhdoje me tej - perfundon letra e sekretarit te Jashtem britanik.
Van Der Linden Holanda mbeshtet procesin e liberalizimit te vizave
Kryetari i Senatit te Holandes Rene van Der Linden ka bere te ditur dje ne Tirane gjate takimit qe zhvilloi me homologen e tij shqiptare se Holanda mbeshtet procesin e liberalizimit te vizave per Shqiperine. Kjo deklarate e Van Der Linden eshte ndryshe nga qendrimi qe mbajten perfaqesuesit holandeze ne Parlamentin Europian te cilet votuan kunder vendimit per liberalizimit e vizave per Shqiperine. Por ky qendrim i kreut te Senatit holandez eshte pozitiv pasi jepet ne prag te vendimit zyrtar te ministrave te Brendshem te BE-se per liberalizimin e vizave per shqiptaret.
Shqiperia ka shenuar nje progres te jashtezakonshem ne vitet e fundit. Holanda mbeshtet procesin e liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare dhe integrimin e Shqiperise ne BE - eshte shprehur dje Rene van Der Linden. Kryetarja e Kuvendit shprehu kenaqesine e saj per te pritur ne kete takim homologun e saj duke theksuar mirenjohjen per mbeshtetjen qe Holanda ka dhene ndaj procesit te heqjes se vizave dhe integrimit europian. Gjate takimit kryetari i Senatit te Holandes vleresoi si mbreselenese ndryshimet e jashtezakonshme qe Shqiperia ka shenuar vitet e fundit. Vecanerisht theksoi ai progresi i hapave drejt liberalizimit te vizave dhe integrimit europian eshte domethenes. Eshte nje kenaqesi e vecante te kthehem serish ne Shqiperi si nje mik i shqiptareve dhe te konstatoj qe nga vizita ime e fundit ketu ndryshimet dhe progresin e jashtezakonshem qe vendi ka shenuar - u shpreh zoti Van Der Linden.
Kandidati i Presidentit per Kushtetuesen debaton ne Komision me Alibeajn
Komisioni i Ligjeve ka zhvilluar gjate mbledhjes se djeshme nje seance degjimore me kandidatin e dekretuar nga presidenti Topi per anetare te Gjykates Kushtetuese Ardjan Leka. Gjate mbledhjes deputetet demokrate kane shfaqur dyshime per pasurine e Lekes ndersa i kane drejtuar atij me shume se 20 pyetje. Por debate ka shkaktuar deklarata qe deputeti demokrat Alibeaj ka bere ne media duke i cilesuar dekretet e Topit mediokre. Lekaj ka refuzuar ti pergjigjej nje pyetjeje te Alibeajt duke u shprehur se ai i ka paragjykuar qe ne fillim kandidaturat e presidentit dhe madje i ka ofenduar ato. Avokati Ardjan Lekaj parashikoi fundin e votimit per te qe pritet te jete rrezimi i kandidatures se tij nga deputetet e PD-se. Gjate seances degjimore Lekaj e vleresoi veten si nje nga avokatet me te suksesshem ne vend. Ai pohoi qe ne fillim se ishte pagues i rregullt i detyrimeve fiskale. Eshte pak e veshtire ta them por une jam nje nga avokatet me te spikatur ne te drejten penale. Kam qene shume korrekt me klientet e mi. Kam paguar rregullisht tatimet dhe jam nga te paktet avokate qe kam nje numer NIPT-i qe ne vitin 97 kur nisa ushtrimin e profesionit te avokatit. Kam preferuar te jem i rregullt ne marredhenien me shtetin ndryshe nga shume te tjere - eshte shprehur Leka.
Por relatori i ceshtjes deputeti demokrat Gent Strazimiri duke iu referuar te dhenave nga organet tatimore hodhi dyshimin per fshehje te fitimit nga avokati gjate ushtrimit te profesionit.
Me seancen degjimore te avokatit Ardjan Lekaj mbyllen pyetjet per 4 kandidatet per ne Gjykaten Kushtetuese per ti hapur rrugen tre emerimeve te tjera te Presidentit per ne Gjykaten e Larte.
21 Tetor 2010