E Diel, 1 Nëntor 2026

Socialistet kerkojne mbylljen e procesit zgjedhor brenda javes se ardhshme

Socialistet kërkojnë mbylljen e procesit zgjedhor brenda javës se ardhshme. Për nësekretarin për çështjet zgjedhore, Koli Bele afatet për certifikimin e zgjedhjeve janë të përcaktuara në Kodin Zgjedhor. 

Ankimimin e Partisë Demokratike që i kërkon Kolegjit Zgjedhor rinumërimin e kutive të Lezhës, Bele e shikon si një pretendim pa shkak ligjor që synon të mbajë peng procesin zgjedhor.  Sipas nenkretarit socialist, kjo nuk është e vetmja përpjekje e të djathtëve për të vonuar ndarjen e mandateve.  Pas një afati 3 ditor nga mbyllja e ankimimeve, që parashikohet në Kod, Bele nuk përjashton se do të jetë Partia Socialiste ajo që do t’ikërkojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndarjen e mandateve për zgjedhjet e 23 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›