E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistët mbështesin protestën e 10 tetorit

Baza e Partisë Socialiste në Fier u shpreh se mbështet vendimin e kreut të PSSH-së, Edi Rama, për t‘u përfshirë në protestën e datës 10 tetor. Jo vetëm krerët e kësaj dege partiake, por e gjithë anëtarësia e PS-së në shkallë qarku ka treguar mbështetjen e saj për pjesëmarrjen në protestë. Ndërkohë që konfirmohet se me dhjetëra qytetarë të Fierit dhe të zonave rurale kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë protestë të paralajmëruar që nga publikimi i rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare. Arjon Muçaj, kreu i PS-së për organizatën e qytetit të Fierit, në një konferencë për shtyp ka thënë se paraditen e së dielës është zhvilluar mbledhja e kryesisë së kësaj dege partiake. Unanimisht të gjithë anëtarët e asamblesë së qytetit dhe të rrethit kanë votuar pjesëmarrjen e tyre në protestë. Sipas kreut të PS-së për qytetin e Fierit, Arjon Muçaj, mësohet se asnjë udhëzim apo kërkesë për mbështetje nuk është dërguar nga qendra e partisë në Tiranë, por është dëshira për drejtësi ajo që nxit anëtarët e PS-së për të shkuar në protestë. Po ashtu, prej Arjon Muçës mësohet se pro pjesëmarrjes në protestë janë shprehur edhe anëtarët e PS-së në shkallë qarku. Kjo konfirmohet nga krerët e të gjitha organizatave të PS-së në rrethin e Lushnjës dhe të Mallakastrës.

M.Troka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›