Tronditen bastionet e PD-se ne veri
Tronditen bastionet e PD-se ne veri te vendit. Nga procesi i numerimit te votave deri ne oret e vona te se henes ne krye te bashkive te Burrelit Krumes Rubikut Rreshenit Lacit do te jene perfaqesues te Partise Socialiste. Keshtu ne Burrel Adelina Farrici kandidate e Aleances per te Ardhmen ka mundur te marre 3658 vota kundrejt 3119 te rivalit te saj Skender Lleshi te Aleances per Qytetarin duke u shpallur keshtu e para kryetare bashkie femer ne Burrel. Nderkohe ne Krume Liman Morina perfaqesues i PS-se eshte shpallur fitues me me shume se 500 vota. Kruma eshte drejtuar prej me shume se 12 vitesh nga PD-ja ashtu si edhe shumica e njesive vendore te Qarkut te Kukesit por kete radhe eshte thyer miti i saj. Morina ka fituar ndaj kundershtarit te tij Bardhyl Peka qe kandidonte per nje mandat te katert. Per tu nenvizuar eshte fakti se Kruma ka shenuar edhe perqindjen me te larte te pjesemarrjes ne zgjedhje ne shkalle vendi me 70 te pjesemarrjes ne votime. Nderkaq ne Bashkine e Rubikut kandidati i PS-se Gjok Vukaj ka fituar me 1419 vota kundrejt kandidatit te PD-se Mark Ruci i cili ka mundur te marre 1087 vota. Nderkohe ne Bashkine e Rreshenit ka fituar kandidati i PS-se Ndue Kola me 798 vota me shume se Gjon Deda.
Nderkohe Aleanca per Qytetarin ka fituar ne bashkite Kukes Bajram Curri Peshkopi Bulqize dhe Puke. Ne Peshkopi ka fituar kandidati i Aleances per Qytetarin Ilir Krosi i cili ka marre 4422 vota kundrejt rivalit te tij politik Ilir Vranici kandidat i Aleances per te Ardhmen i cili ka marre 3013 vota. Ndersa ne Bashkine e Bulqizes kandidati i Aleances per Qytetarin Roland Keta ka fituar me 2588 vota kundrejt 2440 votave te Myfit Duricit kandidat i Aleances per te Ardhmen. Fillimisht pati nje epersi te lehte te kandidatit Durici por me pas rezultati eshte permbysur dhe eshte mbyllur me fitoren e Ketes. Nderkaq ne Bashkine e Kukesit ka fituar bindshem kandidati i PD-se dhe koalicionit per qytetarin Hasan Halili i futur ne gare per nje mandat te dyte. Halilaj eshte shpallur fitues me 4406 vota kundrejt 2483 votave te fituara nga Alfred Cengu i PS-se. Nga ana tjeter ne Bashkine e Bajram Currit ka fituar kandidati i PD-se Agron Demushi i cili ka arritur te marre rreth 900 vota me shume se kandidati i PS-se Avni Dega. Ne Bashkine e Pukes eshte shpallur fitues Beqir Arifi kandidati i koalicionit Aleanca per Qytetarin i cili ka mundur te marre 955 vota kundrejt rivalit te tij politik Enver Sulejmani qe ka mundur te marre 902 vota.