E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistët, takim me nënat e tyre. Rama: Gjithçka jam, ia dedikoj nënës

ramaDeputetët socialist kanë zhvilluar një takim të veçantë ditën e sotme, me rastin e Ditës së Nënës, e cila festohet në amerikë. Ata janë mbledhur në hotel Rogner së bashku me nënat e tyre, duke treguar eksperiancat që kanë kaluar me to.

Kur erdha këtu e pata të vështirë, sepse asnjëherë nuk kam folur si politikan para nënës sime. Madje futa gruan të negocionte me nënën time, Janulllën, që ta sillte këtu. Ajo i tha, hajde se kemi takim me prindër…, ka thënë Pandeli Majko.

Linda më 15 nëntor, mamia iku pastaj në mbledhje partie, ndaj mua mu taks kjo puna e partisë. Dhe ajo që më ndihmoi të dilja në jetë ishte e majtë, ka vijuar më tej Majko.

Saimir Tahiri ka ironuzuar me fjalimin e Majkos, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Kur filloi të fliste Pandi për baballarët mendova që do kërkonte statusin e ish-ushtarakëve, tha ai.

Më pas ka folur kryesocialisti Rama, i cili tha se gjithçka është në jetë, i detyrohet nënës së vet.

Gjithçka jam dhe jam bërë ia dedikoj nënës sime. Unë nuk jam Abrahami, Pando ( idrejtohet Pandeli Majkos), emri i të cilit bën jehonë si emri i njërit prej liderëve më të mëdhenj që bota ka njohur në gjithë kohërat, por jehona e fjalëve të tij për nënën prek cdo pjesë të zemrës sime. Unë nuk jam as Xhorxh Uashingtoni, por doja të sillja këtu fjalët e tij për të ëmën dhe pse ai dinte dicka për rilindjen.

Gjithçka jam ia di për nder nënës sime, gjithçka ia dedikoj asaj, intelektin, moralin, dhe kjo bën jehonë në cdo gërmë në zemrën time.

Mam! Papritur më erdhi para syve imazhi jot me gjysmën tënde më të mirë që sot nuk jeton më. Ti më rrite, me vishje më cojë në kopësht në shkollë, duke u kujdesur për mua duke vënë veten tënde në dispozicionin tim para vetes tënde, më ke dhënë dorën kur jam rrëzuar, duke më shkulur veshin kur e kam pasur keq, duke më dalluar kur kam bërë mirë, duke më dhënë dashurinë tënde, vlerat e tua, duke më bërë njeriun që unë jam. Dhe pa ty unë nuk do isha as ky që jam dhe as këtu ku jam. Dhe nga thellësia e zemrës sime do doja të të thosha sot se nëse e përfytyroj veten time një ditë në shërbim të gjithë njerëzve të këtij vendi, do doja që shërbimi im të ketë vlerat me të cilat time ke rritur dhe vlerat që unë i gjej në cdo fjalë që thua dhe cdo moment të bukur, ka thënë Rama në një fjalim emocionues./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›