Lefter Koka: Duka u la jashtë listave nga Rama pse është kunati im? Nuk është argument
Deputeti i LSI-së, Lefter Koka, ka thënë se lënia jashtë listës së PS-së e Agron Dukës, me faktin se është kunati i tij nuk është argument. Sipas tij, Rama ka pasur një marrëdhënie personale me Dukën, por ajo ka pësuar një çarje. Koka thotë se Duka mund të shkaktojë problem për të majtën në Durrës.
Nëse është thënë kjo arsyeja, mua nuk më duket një arsye e qenësishme për t’u justifikuar. Mendoj që zoti Rama e ka pasur më herët dhe jo tani këtë vendim në kokë, për të mos e kandiduar zotin Duka.
Nëse kryetari i PS-së qysh para 4 vjetëve e ka vlerësuar dhe i ka premtuar që do ta përfshija si kandidat dhe në fund jep këtë arsye, nuk më duket aspak bindëse dhe nuk më duket e plotë.
Marrëdhënia e tij është personale me Ramën dhe kjo marrëdhënie pësoi një çarje të padëshiruar, por kjo është për t’u vlerësuar nga vetë Rama dhe nga vetë Duka.
Fatmirësisht unë kam qenë jashtë kësaj loje që prej 4 vjetësh, ka thënë Koka për GSH./b.l