E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistët veç, Edi Rama me të vetët veç

Rikonfirmohet hyrja në parlament e një grupi deputetësh të opozitës, atyre që e ndjejnë se përfaqësojnë socialistët dhe se do kontribuojnë për aspiratat e integrimit. Vullneti i përgjithshëm i të majtëve përballet me Edi Ramën dhe ylberistët e tjerë, të cilët veçmas, po synojnë të përmbushin axhendën e tyre në kundërshtim me interesat e shqiptarëve

Intensifikohen deklaratat për një kthim të mundshëm të Partisë Socialiste në parlament seancën e radhës të 25 shkurtit. Grupi i deputetëve të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe në PS, kanë rikonfirmuar dje hyrjen e tyre në parlament, duke paralajmëruar thyerjen e bojkotit.
Situata në të cilën ndodhet PS-ja, është treguesi i ndarjes së saj në dy pjesë. Nga njëra anë janë deputetët që kërkojnë hyrjen në Parlament, dhe zhvillimin e betejës politike në sallën e tij.
Hyrjen në Parlament, ka bërë të ditur dje deputeti Andis Harasani.
Prej ditësh, zërat në PS, për mos thyerje bojkoti dhe mos hyrje në Parlament nuk e kanë mohuar këtë alternativë, duke lënë të kuptohet nga ana tjetër, se një hyrje-dalje sa për të mos humbur mandatet, është më e mundshme.
Duket se këtë herë, kryesocialisti Edvin Rama ka humbur betejën me institucionet Kushtetuese në vend, teksa ka vendosur të rikthejë në parlament grupin kuvendor socialist. Falë presionit të ndërkombëtarëve dhe deputetëve socialistë, Rama ka marrë vendimin që në seancën e së enjtes, 25 shkurt të dërgojë grupin parlamentar në sallën e Kuvendit, për të bërë të vlefshëm mandatet e fituar më 28 qershor.
Lajmi edhe pse jo zyrtar, është konfirmuar nga përfaqësues të grupit parlamentar socialist, të cilët shprehen qëndrime kontradiktore lidhur me këtë fakt dhe mes dyshimeve të forta se çfarë do të ndodhë pas 25 shkurtit. është e qartë se skenari i Ramës, është që pas këtij hapi, në mënyrë që mandatet e socialistëve të mos digjen, të vijohet sërish me bojkotin.
Deputeti socialist Andis Harasani në një deklaratë për mediat, komenton këtë lëvizje të planifikuar të Ramës.
Harasani shpreh keqardhjen që kryetari i tyre pas 7 muajsh që luftoi për të gjetur armiq të brendshëm në parti, po shfaq të njëjtat qëndrime me këta armiq të hamendësuar.
“është një nga rastet e pakta që të vjen keq kur kupton që ke pasur të drejtë pas 6-7 muajsh resht, kanë qenë pikërisht përpjekjet tona, kostot që ne kemi marrë, e kam fjalën për 5 deputetët, pra të asaj që është konsideruar si Lëvizja për Mendim Ndryshe dhe të vjen keq që pas 6 muajsh edhe rezoluta e fundit e OSBE janë në të njëjtin qëndrim me qëndrimin që ne kemi mbajtur. është po i njëjti qëndrim i të gjithë ndërkombëtarëve që PS duhet urgjentisht të ndërpresë bojkotin. Vazhdon të na vijë keq kur kryetari në detyrë Edi Rama, nuk kuptohet që me ndërprerjen e bojkotit të kthehemi në parlament, të zëmë vendet tona dhe ti japim Shqipërisë atë që vërtetë ka nevojë një opozitë e vërtetë, por thjesht mendohet që të hyhet më 25 shkurt, pra të enjtet e ardhshme, të bëhet betimi dhe të dilet përsëri, çka do të lexohet si një frikë për djegie mandatesh, frikë për mos humbjen e rrogës”, u shpreh deputeti socialist.
Harasani mandon se ai dhe deputetë të tjerë socialistë do të luftojnë për qëndruar në parlament, për të bërë një opozitë reale dhe për të mundësuar fitoren e zgjedhjeve të ardhshme lokale.
“Ne do vazhdojmë, së bashku me faktorin ndërkombëtar që PS të kthehet aty ku i takon, në Kuvend dhe të fillojë të përgatitet jo më për zgjedhjet e parakohshme, të cilat janë të pamundura për shkak të ndryshimeve kushtetuese, por të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme lokale”, deklaroi më tej, deputeti socialist, Andis Harasani.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›