Socialisti Ben Blushi i pergjigjet Berishes per tunelin e Elbasanit
Pak ditë më parë Kryeministri Berisha ftoi socialistin Ben Blushi që të mbajë premtimin për të marrë ftesën e PD-së tani që tuneli i Elbasanit gati ka përfunduar. Gjatë takimeve elektorale me banorët e këtij qyteti, Blushi dha edhe përgjigjen e tij.
Pjesë e fushatës së tij elektorale janë edhe shëtitjet në rrugë, ku mund të takojë nga afër njerëzit. Pasi eci në bulevardin Rinia të Elbasanit, u ndal të blejë një libër.
Si koordinator i PS-së për qarkun e Elbasanit, më pas Blushi vazhdoi takimet në lagjet e qytetit. Në një prej tyre, iu përgjigj Kryeministrit Berisha që ftoi të mbajë premtimin për të marrë teserën e PD-së, tashmë që tuneli I Krrabës ka mbaruar.
Blushi akuzoi se Universiteti Aleksandër Xhuvani është kthyer në fole militantësh, ndërsa kalaja e Elbasanit tha se është harruar, ndërkohë që sipas duhej të ishte një qendër e pasurimit shpirtëror.