E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banoret e Oklahomes rikthehen per te pare cka mbetur

Flamuri amerikan valëvitet në rrënojat e qytezës Mur, në Oklahoma. Rreth e rrotull pamjet ofrojnë vetëm mbeturina të atyre që dikur ishin shtëpi. 
Janë kthyer për të parë atë që ka mbetur. Mes dhimbjes dhe rrënojave u kanë dhënë kurajo njëri tjetrit, dhe shpresë. 
Por disa nga ata ishin të lumtur për faktin se ishin gjallë dhe të rrethuar nga familjarët. 
Kryebashkiakja e Oklahomës duke inspektuar zonën është përpjekur të kuptojë dhimbjen e atyre që kanë humbur të afërmit. E një mendin shkoi për fëmijët e mbetur nën rrënojat e shkollës .
Shkatërrimi është i tillë sa skuadrat e shpëtimit nuk arrijnë të dallojnë rrugët nga njëra tjetra. Presidenti amerikan Barak Obama ka shpallur gjendjen e katastrofës dhe urdhëruar zhbllokimin e menjëhershëm të fondeve federale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›