Berisha ne Librazhd Shqiptaret po ndertojne Ameriken ne vendin e tyre
Kryeministri Sali Berisha ne prezantimin e kandidateve për deputetë në Librazhd tha se Shqiperia nuk është një invalide sic e sheh nga autobuzi mavi Edi Rama. Për Berishën deklaratat e kreut te opozitës tregojne se ai i ka nervat e lodhura.
Ne prezantimin e kandidateve per deputete ne Librazhd kryeministri Sali Berisha i ka dhënë përgjigjigje te drejtpërdrejtë deklaratës së kreut socialist se Shqipëria po vuan si nje invalide. Per kreun e qeverise shqiptarët po ndërtojnë Amerikën në vendin e tyre.
“E dëgjuat vetë mbrëmë, zoti Rama në një bisedë me qyetarët e Tiranës u tha atyre se cfarëdo ti kërkosh Kryeministrit, të thotë rrugë. I nderuar zotëri, i ke nervat e lodhur dhe i ke të lodhur shumë nga rrugët. Jo zotëri, puna dhe punësimi janë qëndrimet e mia më madhore, fakti që në këtë rreth bizneset janë dyfishuar dëshmon se kemi nxitur dhe inkurajuar biznesin dhe zhvillimin e tij. Para se të flasësh të ftoj të ngjitesh me autobusin mavi deri në Cerbenikë, sipër do gjesh një lokal të madh ku festojnë dhe bëjnë dasmat si vend panomarik që është, qyetarët e Librazhdit. Pronari do të thotë se e bëra investimin se më erdhi rruga . Tani që deklaruam se do marrim vizat për SHBA dje deklaroi se të gjithë do shkojnë në Amerikë. Jo zotëri do shkojmë për vizitë, do ta bëjmë Shqipërinë Amerikë. Të bashkohemi për punësim, mirëqënie dhe integrim. Alternativa tjetër e shpalli Shqipërinë karrocë për invalidin, Shqipëria është anëtare e NATO-s, meritoi statusin dhe do ta marrë, ti rri në autobus me xhamat e zi. Të bashkohemi të gjithë pavarësisht nga bindjet” tha Berisha.
Rruget jane kushti i pare per zhvillim. Me kete thenie kryeministri i ka kthyer edhe nje tjeter pergjigje shefit te opozites.
“Në këto pak vite në këtë rreth kemi investuar shumë e shumë km rrugë në katër anët e rrethit. Jemi të vendosur të ndërtojmë katër vitet që vinë cdo km rrugë në cdo fshat të këtij rrethi. Gjatë këtyre viteve kemi investuar në një seri shkollash, ndërtuar dhe rindërtuar mbi 20 shkolla, do ndërtojmë dhe rindërtojmë cdo shkollë të re, kemi ndërtuar dhe rindërtuar, qëndra shëndetësore, ujësjellsa e kanalizime”.
Kandidati per deputet i Librazhdit Eduart Selami tha se shqiptaret me Partine demokratike do te realizojne endrren e tyre europiane.
“PD sot është shpresa më e mirë e qytetarëve për tu bërë anëtarë të Evropës së bashkuar. Fatkeqësisht nga ana tjetër nuk është e njëjta mundësi dhe është për të ardhur keq që Rama me bllokoi ne 3 ligjeve nuk lejoi për të marrë statusin e vendit kandidat. Nëse do kishte dëgjuar këshillat e partnerëve tanë dhe zërat e moderuar brenda PS sot Shqipëria do ishte vend kandidat ne BE. Të gjithë ne këtu do ishim shumë mirë, ndaj një vijim i mbështetje për PD dhe zotin Berisha, do th thotë shtet ligjor më i fortë, më shumë investime të huaja, më shumë rrugë të shtruara, më shumë qendra shëndetësore dhe shkolla për fëmijët tanë dhe mbështetje për fermerët. Së bashku do integrojmë Shqipërinë ne BE dhe më 23 qershor do i japim fund politikës së bllokimit. Programi i PD është mi i mirë për të ardhmen e shqiptarëve, jam si në marsin e 9192 për t’iu hënë se mbështetja që do i jepni PD do jetë garancia më e madhe për një Shqipëri evropiane”- tha Selami.
Ashtu si e gjithe Shqiperia, edhe Librazhdi ne mandatin e trete te demoktrateve shkon drejt zhvillimit te pandalshem tha kryeministri Berisha.
“Vijmë në Librazhd me vendosmërinë më të madhe për të ecur përpara në rrugën e zhvillimit të Librazhdit. Numri i bizneseve është dyfishuar, nga 400 biznese që kishte Librazhdi sot ka 1400 biznese. Katër vitet që vinë janë vitet e infrastrukturës më moderne, e ujësjellësit të ri të Librazhdit dhe zonave përreth. Së shpejti inagurohen punimet në gjithë gjatësin Kukës-Qafë Plloç. Rruga që të con drejt parkut kombëtar është në ndërtim e sipër, do bëjmë gjithcka që pasuritë natyrore ti kthejmë në mirëqënie për qytetarët”- vijoi më tej ai.