E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socializem per cdo dite

Socializmi i viteve 70-80 jeta puna arsimi endrrat dhe deshirat treguar nga rrobaqepes punetore sportiste por edhe gazetare artiste politikane. Diktatura e Perditshme ekspozita e ngritur nga gjimnazistet duke lexuar ne te shkuaren


Objektet personale fotografite pervojat dhe kujtimet ne leter jane deshmi te jetes ne socializem ne vitet 70-80. Jane lenda qe nje grup nxenesish kane mbledhur nga njerez te aferm familjare artiste publiciste gazetare politikane. I prezantojne deri me 3 mars ne ekspoziten Diktatura e perditshme Qendra Ten.


Njerezit flasin per jeten punen endrrat ne Shqiperine e begate te rrethuar e te izoluar prej Perendimit. Permes deshmive personale vizitori i ri kupton cfare ndodhte asokohe ne jeten e perditshme ne fronte pune art kulture dhe sporte.


Ne baze te konceptit dhe organizimit nga Magdalena Saiger punuan Mikaela Avdia Migena Hajdaraj Ornald Hajdari Klaudia Hasanllari Fiona Kopali Romina Limanaqi Entjolla Kullolli Xhesi Matraku nxenes te gjermanishtes ne shkollen e mesme Asim Vokshi ne Tirane. Projekti u mbushtet nga Fondacioni Robert Bosch Ambasada Gjermane ne Tirane Instituti Goethe dhe fondacioni Konrad Adenauer

Nuk jane sende


Objektet sjellin te gjalle kohen prandaj nuk jane thjesht sende.
Radioja Stern Sonnerberg eshte prure ne ekspozite nga organizatorja gjermane Magdalena Saiger e cila ia ka huajtur te zonjes shqiptare se shtepise se saj ne Tirane.


Nje pakete duhani Shqiperia nje komplet qelqurinash dhe enesh te Artistikes Migjeni ku syri te kap nje kupe me karamele Zana nje anije loder e bllokuar ne nje shishe qelqi te taposur nje kornize ku eshte balsamosur nje zog artificial i ngrire mbi degen e nje peme. Jane zbukurime dhe objekte qe mbanin te gjitha familjet shqiptare ne vitet 1970-80. I njejti dekor per te njejtin tip mobilimi dhe arredimi te shtepive.


Ashtu sic nuk kishte biblioteka pa vepra albume fotografi te diktatorit shqiptar. Gjimnazistet kane zgjedhur Shenime per Kinen 1962-1972 Tirane 1979 Gjithmone Vigjilence Tirane 1986 te shkruara nga Udheheqesi Hoxha pjese e Ditarit Politik. Kane futur ne ekspozite libra te ndaluar nje Kanun shqip dhe nje ne gjuhen arabe. Ne Biblioteken e njeriut socialist jane 6 numra te revistes Shqiptarja e re e themeluar me 1976.


Ne nje shfletim te shpejte bien ne sy Problemet e Brigates behen probleme te familjes Do ta ushqejme token sic ushqejme femijet tane Gruaja permetare merr pjese aktive ne Bujqesi apo artikuj nga bota ku njerezit luftojne kunder shfrytezimit te eger dhe per te drejtat e tyre.


Nese je ne kete kend te ekspozites ndesh nje rrefim te cilter dhe te sinqerte nga sekretarja Neta A. Rrefimin e saj nxenesit e kane titulluar Shija e te panjohures. Ja si tregon Neta per bananen Ishte dicka e panjohur dicka shume abstrakte. Dihej qe ishte dicka e ngrenshme - por menyra sesi duhej te konsumohej ishte nje enigme.


Dhe kur eshte momenti per ta ngrene bananen Ishte dicka aq e vlefshme saqe e mbanim per nje kohe te gjate dhe e ruanim per nje rast te vecante. Por cudia me e madhe ishte nderrimi i ngjyres se bananes. I ngjashem ishte edhe rasti me kivin per mungese informacioni kivi konsumohej me gjithe lekure.


Arsimi kultura endrrat

Arsimi puna ne fabrike e hidrocentral heronjte e punes. Ne fund pak kenaqesi qe njerezit e gjejne te sporti muzika arti.


Ne fotografite nga jeta shkollore vajzat jane te veshura me grykese te bardha djemte me pulovra te gjera dhe pantallona terital. Ndonjerit sikur i pelqen te dale pak nga turma duke i lene floket me te gjata me balluke alla Beatles.


Tregon gazetari Pandeli Cani Sapo shkelnim ne oborrin e shkolles mbrapa deres qendronin roje qe kontrollonin nese floket ishin mjaftueshmerisht te shkurter apo nese nuk kishim veshur rroba qe vinin nga perendimi. Pantallona kaubojsi dhe shfaqje te huaja duheshin luftuar.


Ne revisten Shqiptarja e re shihet moda e diktuar punime me pupline mendafsh terital dhe skotland.


Po ne pune kush i meritonte trofete ato stema te renda ku eshte gdhendur figura e njeriut socialist me kazme ne krahe dhe yll ne balle Shpend Hajdari eshte nje punetor i dalluar. Medaljet i rendojne ne xhaketen e vjetruar por prape ka nje fytyre te ngrysur e te vuajtur. Por gradat nuk te mbushnin barkun thote Elfan Matraku rrobaqepese.


Ne kete klime te zymte kishte nga ata qe nuk ishin lodhur luftonin dhe vidhnin pak liri gjenin nje menyre per te pare cbehej ne Perendim. Pak liri dhe kenaqesi duke u futur ne klubet sportive qofte dhe ne ate te Kukesit por te pakten ishin te privilegjuar.


Mund te udhetonin kishin mundesi te konsumonin ushqime me te mira dhe pa pagese. Perkthyesi dhe publicisti Ardian Klosi ne disa flete ka hedhur tekste kengesh nga Xhon Lenon dhe Pink Floyd Empty Spaces ose Another Brick in the wall What shall we do now si per te na thene se edhe keshtu mund te rrezohej Muri duke dale kunder kultures se njehsuar.


Heinz Eggert prift dhe mbrojtes i te drejtave civile ne DDR pas renies se DDR Minister i Brendshem i Sanksenit i eshte bashkuar ketij diskutimi shte per tu vene re se si njerezit qe donin te mbijetonin silleshin pothuajse njelloj. Mekanizmi i shtypjes dhe mekanizmi i mbijeteses ishin pothuajse te njejtet.


Izolimi denimi


Figura qe ne pame nuk pershkruhet me fjale. Trupa te pafuqishem te thare njerez me nje kembe me paterica primitive dhe pjese trupi te pergjysmuara plage te hapura ne krahe dhe kembe te verber dhe njerez me nje sy sy qe gati po i dilnin njerez me te gricura tek te cilat njollat e bardha iu vareshin ne qafe si ushtri me blete memece te paralizuar te cilet do furnizoheshin ndihmoheshin dhe mjekoheshin nga bashkevuajtesit e tyre. Disa nga plaget ishin si pasoje e torturave dhe semundjeve disa te tjera nga demtimet trupore qe njerezit i benin vete vetes.


Dhoma fjetjeje me dritare te thyera dhe krevate marinaresh pothuajse pa dysheke e jorgane nje ndarje jo e vecante per rastet e tuberkulozit po kujdes mjekesor. Uji i pijshem merrej nga cisternat e medha dhe ishte aq i erret dhe aq i piste-qe vetem etja e padurueshme mund te joshte per ta pire.


Ky eshte nje lajm i Fondacionit Nderkombetar te Helsinkit per mbrojtjen e te drejtave te njeriut pas nje vizite ne kampet shqiptare pak para hapjes ne 1991.


Por ka gjurme edhe me te fresketa ne ekspozite. Arkitekti Maks Velo ka realizuar ne vitet 1990-93 skica me tituj Diktatori Tortura Hetuesia.


Prane tyre ndodhet akti i ekspertimit per denimin e Velos i vitit 1979 Qe me punimet e tij ka rene ne pozitat e nje arti formalist te rrymave dhe drejtimeve borgjeze dhe revizioniste duke u referuar dhe mbeshtetur ne vepren reaksionare te ekspresionisteve gjermane ne krijimtarine famekeqe te Pablo Pikasos Brakut Matisit Kandinskit.


Para se te lesh ekspozites bie ne sy nje komodine e vjeter. Mendon se eshte rastesisht aty. Me kuriozet mund te gjejne nje dokument te vjeter qe nuk duhet te jete vendosur rastesisht ne sirtar. shte nje relacion mbi te implikuarin Xhevahir Spahiun Tirane me I.VI. 1979 i miratuar nga ministri i Puneve te Brendshme Fecor Shehu.


Lexojme I pandehuri Fadil Pacrami ne proceset hetimore ka deklaruar..Ne Poezite hermetike te cilat ne vetvehte paraqisnin paqartesi linin shume kuptime ishin te erreta dhe shkaktonin keqkuptime e ide te shtrembera te lexuesit me te dhene ne kete ceshtje kane qene Fatos Arapi Xhevahir Spahiu. Kjo eshte nje tendence e njohur ne boten perendimore dhe ka marre nje zhvillim kolosal kohet e fundit ne Kosove e si rrjedhim edhe ne vendin tone u fut si rezultat i kontakteve tona me politiken dhe krijimtarine tone ne Kosove. Relacioni mbyll ekspoziten.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›