E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimi aktivistet e PDIU dhe Patriotet e rinj proteste para Kuvendit

Dhjetra te rinj kane protestuar sot perpara godine se Parlamentit te Shqiperise ku kerkojne shtyrjen e regjistrimit te popullsise mb baza etnike dhe fetare. Aktiviste te Partise per Drejtesi Integrim dhe Unitet te mbeshtetur nga Klubi I Patrioteve te Rinj ata kane paraqitur sot publikisht tre kerkesat e tyre.

Shtyrjen e regjistrimit te popullsise hapjen e nje debate publik rreth regjistrimit dhe me pas kryerjen e regjistrimit pas ezaurimit te dy pikave me lart.
10-tja te rinj

Sipas PDI dhe Klubit te Patrioteve te rinj regjistrimi me baza etnia dhe feje shkel hapurt te drejtat e njeriut.

Te rinjte kae hedhur thirrje dhe parrulla patriotike gjate gjithe protestes.



Sipas Ministrit te Shtetit popullsia shqiptare permes nje pyetesori do te regjistrohet mbi baza etnike dhe fetare


TIRAN - Popullsia shqiptare per here te pare do te regjistrohet mbi baza etnike dhe fetare. Kjo u be e ditur dje nga ministri i shtetit Genc Pollo i cili kryesoi mbledhjen e komisionit Qendror per Regjistrimin e Popullsise dhe Banesave qe do te kryeje edhe regjistrimin e popullsise mbi baza etnike dhe fetare.


Pyetesori qe perben elementet ku do te bazohet regjistrimi i popullsise u miratua dje ne parim ndersa vetem pas nje konsultimi 6-mujor do te marre edhe miratimin perfundimtar. Lidhur me kete pyetesor ministri i Shtetit Genc Pollo theksoi se risia e pyetesorit eshte se pas shume vitesh ai perfshin perkatesine etnike dhe ate fetare. Sot do te miratohet ne parim nga Komisioni pyetesori per regjistrimin e popullsise dhe pas nje konsultimi 6-mujor do te miratohet perfundimisht.


Por risia kete vit ne kete pyetesor eshte qe permban per here te pare pas shume dekadash perkatesine etnike dhe fetare. Ky proces do te kryhet ne menyre shume profesionale nga INSTAT dhe me nje mbeshtetje te madhe ekspertesh nga BE-ja dhe agjenci te tjera nderkombetare. shte nje operacion qe vertet kushton shume financiarisht por na jep nje baze te dhenash deri tani te padisponueshme dhe te domosdoshme per te ecur perpara - tha dje Pollo.


Sipas Komisionit Qendror per Regjistrimin e Popullsise dhe Banesave nje nga synimet kryesore te regjistrimit te popullsise duke u bazuar ne elementet e siperpermendur eshte edhe krijimi i nje realiteti demografik ekonomik dhe social te sakte.


Krijimi i realitetit demografik te sakte sipas drejtuesve te Komisionit eshte mjaft i nevojshem duke pare se qe prej Regjistrimit te Popullsise dhe Banesave ne Shqiperi te vitit 2001 ka pasur levizje te vazhdueshme te popullsise nga zonat rurale drejt atyre urbane por edhe ne drejtim te vendeve te tjera.


Keto levizje kane sjelle ndryshime demografike te medha njekohesisht ndryshime te te dhenave statistikore. Projekti i Regjistrimit synon gjithashtu edhe sigurimin e informacionit baze per te dhenat elektronike individuale te qytetareve shqiptare qe do te regjistrohen mbi bazen perkatesise etnike dhe fetare. Por regjistrimi po shikohet edhe si nje pikenisje per krijimin e nje sistemi te qendrueshem te statistikave qe disponohen aktualisht per popullsine e vendit tone.


Projekti per regjistrimin e popullsise dhe banesave ne baze te perkatesise etnike dhe fetare financohet nga qeveria shqiptare si edhe nga disa donatore te ndryshem sic jane Komisioni Evropian nepermjet IPA UNFPA UNDP dhe Statistikat Suedeze etj.


Buxheti total per kete projekt eshte parashikuar ne vleren prej afro 15 milion euro ku qeveria shqiptare mbulon rreth 5 milione IPA 8 milione UNFPA 1 milion euro si dhe financime te tjera te UNDP-se dhe Statistikat Suedeze etj. Nderkohe Komisioni Qendror per Regjistrimin e Popullsise dhe Banesave REPOBA perbehet nga 12 ministra si dhe zyrtare e specialiste te fushes. Detyra e ketij komisioni eshte te drejtoje Regjistrimin e Pergjithshem te Popullsise dhe te Banesave te vitit 2011.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›