Sulmohet kazinoja grabiten 2 mln leke

Shoqerohen dy studente nje prej te cileve i armatosur dyshime nese jane autoret
TIRAN- Grabitet me arme kazinoja ne rrugen e Kavajes. Autoret dy persona te ndihmuar edhe nga nje i trete hyne ne kazino te enjten ne mesnate dhe pasi lidhen dhe futen ne tualet personelin e lokalit moren nga arkat e kazinose nje shume prej afersisht 2 milione lekesh te vjetra.
Gjate kontrolleve te saj per te gjetur dhe identifikuar autoret e krimit
ndalohen dy studente te Inxhinierise se Ndertimit nga Shkodra dhe nga Lezha te cilet leviznin te armatosur.
Nje nga studentet Julian Marku 19 vjec nga Lezha u arrestua pasi kishte ne posedim nje arme zjarri pistolete TT me nje kreher me fisheke ndersa tashme eshte i dyshuari kryesor per grabitjen.
Sulmi ndaj kazinose ndodhi te enjten rreth ores
2345 ne rrugen e Kavajes prane Kishes Ortodokse prane nje pallati ne katin e pare te te ciles ndodhet nje salle lojerash fati me rulete dhe kazino. Sipas hetuesve dy personat nje prej te cileve i armatosur ndersa te dy ishin te maskuar me shall dhe me kapuc ne koke hyne ne kazino ne menyre te rrufeshme.
Hetuesit e policise besojne se nje i trete ishte bashke me autoret dhe qendroi jashte salles se lojerave te fatit per te ndihmuar shoket qe te largoheshin. Ne pak minuta nen kercenimin e armes dy te maskuarit derguan ne tualetin e kazinose punonjesit e lokalit.
Fillimisht ata mbajten njeprej punonjesve qe tiu jepte atyre parate e mbledhura nga xhiroja e turnit te nates qe sapo kishte nisur. Ata moren nga arka e kazinose nje shume te konsiderueshme qe sipas burimeve te policise vertitet ne rreth ne 2 milione leke te vjetra.
Pasi moren parate ne nje qese autoret u larguan ne drejtim te panjohur ndersa kamerat e sigurise kane mundur te kapin nje pjese te momentit te autoreve ndersa ata largoheshin. Spektri i kamerave te sigurise ka kapur largimin e personave deri ne nje rreze prej 10 metrash ndersa ata me pas jane larguar.
Policia mberriti ne vendin e ngjarjes pak minuta pas marrjes se informacionit nga disa persona qe kishin telefonuar ne sallen operative te drej-torise se Policise se Tiranes. Menjehere aty mberriten disa grupe dhe patrulla te policise si dhe nje grup hetuesish dhe ekspertesh.
Pasi moren deklarimet e personave qe ndodheshin
ne vendin e ngjarjes dhe nga deklarimi i te demtuarve policia ka mesuar se autoret qe
sulmuan kazinone kishin qene dy persona nje prej te cileve ishte i armatosur me nje pistolete dhe te dy ishin te mbuluar me shall ne koke dhe kapuc. Menjehere pas marrjes se te dhenave te para policia nisi kontrollet e personave te dyshuar qe leviznin ne zone me qellim shoqerimin dhe verifikimin e tyre.