E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sofia Vergara dhe Sharon Stone dashuri lezbikesh!

SHBA- Sofia Vergara dhe Sharon Stone do jenë dy dashnore provokuese, të cilat do të përjetojnë një histori dashurie pasionante. Vergara dhe Stone janë gati të hyjnë në rolin e dy biseksualeve të ‘nxehta’ në filmin e ri të John Turturro "Fading Gigolò". 

Filmi parashikon një rol edhe për aktorin Woody Allen që së bashku me regjizorin John Turturro do të luajnë rolin e dy miqve të cilët vendosin të futen në ‘tregun e seksit me pagesë’, ku kliente do të jenë bukuroshet Stone dhe Vergara. 

Stone do të jetë dermatologia e personazhit të luajtur nga Woody Allen, e cila do të paguajë për shërbie ‘speciale'. Ndërkohë, që ylli i ‘Familjes Moderne’ interpretuar nga Sofia Vergara do të jetë një shtëpiake e dëshpëruar, e vendosur për t’i dhënë një shkëndijë jetës së saj, me një natë seksi 3-she me Torturo dhe Stone. 

Aktoret sqarojnë se filmi nuk do të ketë skena të mirëfillta lezbikesh, por një dashuri ‘trupore plastike’, sic ato preferojnë ta quajnë. 
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›