E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polakët akuza Rusisë për vdekjen e Kazinskit

VARSHAVE- Polakët kanë protestuar afër ambasadës ruse në Varshavë, duke thënë se rrëzimi i aeroplanit me 10 prill të vitin 2010, që vrau presidentin polak Leh Kazinski dhe 95 persona tjerë, s’ishte aksident, por vrasje.

Protestuesit kanë djegur fotografitë e kryeministrit rus Vladimir Putin.

Protesta në kryeqyetin polak vjen në prag të përvjetorit të aksidentit të 10 prillit, të vitit 2010. Protestuesit thanë se nuk besojnë se rrëzimi ishte aksident, ndërsa hetimet e autoriteteve ruse dhe të një komisioni qeveritar polak kanë përfunduar.

Shumica e protestuesve ishin mbështetës të Jaroslav Kazinskit, vëllait binjak të presidentit të ndjerë, i cili po ‘ushqen’ teoritë e vrasjes.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›