Soko i kërkon Dumanit: Na ktheni paratë e korrupsionit!

Eksperti i ekonomisë Pano Soko në emisionin “‘3D’ nga Alban Dudushi” në RTSH, i kërkoi kreut të SPAK që përveç burgosjes së personave që kanë shkelur ligjin, të kthejë edhe paratë e korrupsionit.
“Përballje me korrupsionin është me një marrsh tjetër me ardhjen e Dumanit. Me Krajën ishte në gjumë. Problematika ka. SPAK-ut i kërkoj kalimin nga hetimi pasuror tek hetimi i procedurave. Ka çështje që kanë mbetur në mes për shkak të procedurave që janë ndjekur që nga Inceneratorët, ‘5D’, Sterilizimi etj. Duhen hetuar procedurat se si u formësua baza ligjore për këto koncesione. Vonesa është humbje. 1.7 mld lek do shkojnë për Inceneratorin e Tiranës. Në Elbasan dhe Fier u sekuestruan kur e morën bashkitë. SPAK të marr nismë ose ta bllokojë. Nuk e ka pastruar Tiranën, Inceneratori. Lekët kanë shkuar në xhepa njerëzish. Duhet të hetohen procedurat. Dumani duhet të shpëtojë paratë, jo thjeshtë të fusë njerëz në burg”, tha Soko.
/rtsh.al/