Sokol Cikalleshi, talenti i BesësSokol Cikalleshi, për hetë të fundit ka luajtur në kampionatin shqiptar, Kategoria Superiore, kundër Lushnjës (hyri si zëvendësues në minutën e 80-të) ku dha edhe asistin e golit të Liridon Lecit (min.83).

Talenti më i ri i shkollës kavajase, 18-vjeçari Sokol Cikalleshi, për hetë të fundit ka luajtur në kampionatin shqiptar, Kategoria Superiore, kundër Lushnjës (hyri si zëvendësues në minutën e 80-të) ku dha edhe asistin e golit të Liridon Lecit (min.83).
Në lidhje me ndeshjen e javës së 18-të, Cikalleshi tha për gazetën sportive shqiptare “Sport Ekspres”: “Është një takim që duhet vlerësuar maksimalisht. Puna e bërë në Antalia do të ketë ndikimetë rëndësishme për ta zgjidhur këtë takim. Ndeshja e parë? Nuk do ta haroj kurrë atë takim, sepse ndihmova që të shënohej goli dhe arrinim fitoren në transfertë”.
Në fazën përgatitore të Besës në Antalia të Turqisë, lojtari i Shqipëria U-19 shënoi dy gola në ndeshjet miqësore (ndaj Flamurtarit dhe gjermanëve të SC Boner).
E Merkure, 28 Janar 2009