Sherr me thika, plagoset 24-vjecari
Tirane- Dy te rinj kane tentuar te vrasin nje 24-vjecar, duke e goditur me thika. Ngjarja e rende ka ndodhur mbremjen vone te se merkures, ne afersi te sheshit "Skenderbej", prane Pallatit te Kultures, ne Tirane. Sipas policise se kryeqytetit, Saba Kovaci, 20-vjec, lindur ne Kukes, ne bashkepunim me Nezir Mustafaj 26-vjec, banues ne Elbasan, pas nje zenke me fjale, kane goditur me thike 24-vjecarin Daniel Agolli, me banim ne kryeqytet. I riu eshte ndihmuar nga kalimtaret e rastit, duke u derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak, ku ndodhet jashte rrezikut per jeten. Mesohet se grindja mes tre te rinjve ka ndodhur per motive te dobeta. Pas ngjarjes, dy te dyshuarit si autore jane larguar menjehere. Kovaci dhe Mustafaj mesohet se jane vene ne pranga dje nga ana e specialisteve te seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit. Materialet hetimore ne ngarkim te tyre i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Tiranes. Prokuroria ka ngritur ne ngarkim te tyre vepren penale te "vrasjes me dashje", kryer ne bashkepunim e mbetur ne tentative. Gjate marrjes ne pyetje, te rinjte jane mbrojtur duke mos pranuar krimin dhe me pas duke bere fajtor pikerisht te demtuarin. Mjeket thane se i plagosuri ka disa plage ne trup, por pa rrezik per jeten.
R.C.
R.C.