E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sokol Koçiu rrëfen vrasjen e Arjan Selimit

Ish-oficeri i larte i policise gjyqesore, Sokol Koçiu njeriu qe ishte me Arjan Selimin pak çaste para ekzekutimit te ketij te fundit mbremjen e se henes, rrefen per here te pare, ekskluzivisht per Vizion Plus momentet e fundit te jetes se Selimit dhe biseden me te.

Ai tregon, se u takua rreth 1 ore e gjysme para se 37- vjeçari te mbetej i vrare ne atentat, ne prani edhe te bashkëshortes se Koçiut. E gjithe biseda ishte perqendruar ne nje konsulence ligjore, pasi Selimi kishte përballjen e radhes ne gjykaten e Krimeve te Renda mesditen e se martes. Koçiu deshmon me tej, se Selimi kishte vene re nje person te panjohur ne afersi te lokalit, dhe e kishte ndare kete shqetesim me te. Ajo qe mbeti nga ekzekutimi i se henes mbrema, jane xhamat e thyer ketu rrotull. Ne shtepine e te ndjerit ku ai jetonte bashke me showgir-lin Inis Gjoni,kane qene kryesisht shoke te Selimit, Sokol Koçiu me bashkeshorten e familjare te regjisores,qe pret dhe nje femije. Familjaret e viktimes nuk kane vendosur ende diten e përcjelljes per ne banesen e fundit te Selimit, pasi jane ne pritje te prindërve te Arjan Selimit, qe jetojne ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Nga ana tjeter policia e Tiranes nuk ka mundur ende te mbërrijë tek emri i autoreve qe ekzekutuan mbremjen e se henes 37-vjeçarin Arian Selimi, emer i njohur per drejtësinë shqiptare por edhe te revistat roze si bashkëshort i regjisores Inis Gjoni. Burime te rezervuara thone se jane marre ne pyetje nje numer i madh personash, qe mund te kene dijeni per rrethanat apo motivet e krimit. Nje nder to eshte edhe Jolanda Koçiu, bashkeshortja e ish-oficerit te policise Sokol Koçiu, e cila ishte ne kafe me Selimin para se ta ekzekutonin. Ajo ka deshmuar ne polici se nuk ka mundur te dalloje asnje gjurme te autoreve te vrasjes. Edhe dëshmia e 19 vjeçarit Keltis Kola, kalimtari qe u plagos aksidentalisht nga breshëria e plumbave qe i mori jeten Selimit, nuk ka hedhur drite ne dosjen policore. I riu mesohet se nuk ka mundur te dalloje atentatorët. Ne pyetje jane marre gjithashtu te akuzuarit e tjere si bashkepunetore te Selimit, per trafik droge, duke dyshuar per konflikte te mundshme. Policia njoftoi zyrtarisht se në vendngjarje administroi në cilësinë e provës materiale 20 copë gëzhoja. Nderkohe ne gjykaten e Krimeve te Renda, eshte shtyre seanca ku po ri-gjykohej Arian Selimi dhe i dyshuari tjeter i dosjes Kompas. Prokurori i çeshtjes Adnan Xholi tha se duhej provuar me dokumente ligjore vrasja e 37 vjeçarit, çka do te sjelle pushimin e akuzave ndaj tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›