E Diel, 1 Nëntor 2026

Artizanet pasioni per traditen

Kemi 10 vjet qe punojme kostume popullore te te gjitha krahinave te Shqiperise. Mundohemi qe me perpikmerine me te larte kostumet tona te jene tradicionale dhe sa me afer te vjetres.


E kam tradite te trasheguar nga mamaja ime por i jam futur edhe nje studimi shume te madh te veshjeve popullore ne literature te ndryshme dhe kjo me ka bere qe te eci gjithmone e me teper.


GJIROKASTR- Artizanati nenkupton punimin dhe perpunimin e gjerave te artit si dhe formesimin e tyre cilesia e te cilave varet nga shkathtesia e prodhuesit. Te pakten ky eshte kuptimi i kesaj fjale sipas enciklopedise.


Por artizanat do te thote shume me teper do te thote dashuri pasion tradite vlere e njekohesisht force per te perballuar problemet jo te vogla. E ky eshte kuptimi qe i japin vete personat qe merren me kete profesion.

Artizanet


Mjeshterite e tyre jane te ndryshme dikush gdhend ne dru nje tjeter skalit gurin dikush qendis motive te ndryshme apo kostume popullore apo edhe te tjera nderkohe qe dashuria dhe percjellja e tradites jane pikat e tyre te takimit.


Tashme thuhet se ka dale nga gjendja letargjike ku ra per vite me radhe e prej nga vinin sinjale SOS por gjithsesi vazhdon te kete mjaft veshtiresi kryesisht per promovimin dhe tregun. Vetem gjate muajve shtator e tetor ne qytetin e Gjirokastres dy panaire te organizuara kane pasur si risi dhe ne fokus pikerisht artizanet dhe artin e tyre popullor.


Artizanet u pane si risi ne panairin e biznesit Ekspo Gjirokastra ne mesin e muajit shtator ku sollen nje sere mjeshterish nderkohe qe vetem fundjaven qe lame pas rreth 100 artizane nga te gjitha krahinat shqiptare por edhe nga Kosova sollen punimet e tyre ne Qafen e Pazarit ne edicionin e katert te Panairit Kombetar te Artizanatit.


Por duket se pavaresisht perpjekjeve ka ende shume per te bere. Artizanet ne kete drejtim kerkojne me shume vemendje.


Punishtja Artizanet e Antigonese e para e ketij lloji ne rajonin jugor u cel kater vjet me pare ne fshatin Asim Zeneli si bashkepunim i nje fondacioni norvegjez me komunen mbeshtetur ne traditen mjaft te pasur te kesaj zone. Por pavaresisht cilesise shume te mire te punimeve sfide mbetet tregu edhe pse dy pika tregtimi njera ne Qafen e Pazarit dhe tjetra ne qytetin e Sarandes tregtojne keto punime ne lesh.


Gjate funksionimit ka njohur edhe periudha pauze ndersa qysh prej fillimit te shtatorit artizanet jane rikthyer. Kemi rifilluar per ti dhene tregut punimet tona por megjithe dy dyqanet dhe shitjet qe behen ne to serish nuk mund te themi se ka kerkese te larte te tregut.


Bleresit tane kryesore jane turistet vecanerisht angleze e amerikane qe kerkojne centro apo rrugica ndersa bleresit vendas jane shume me te rralle kryesisht per velenxa apo ndonje qilim.


Cilesia e punimeve qe dalin nga punishtja jone vleresohet shume por interesi i blerjeve nuk eshte ne nivelin e duhur shprehet Myrvete ako pergjegjese e punishtes Artizanet e Antigonese.


Edlira punuesja e kostumeve popullore nga Tirana ishte pjese e panairit te biznesit Ekspo Gjirokastra. Pervec pasionit dhe trashegimise asaj i eshte dashur te studioje shume per te sjelle ne treg elementet origjinale e serish ndien nevojen e perkrahjes me te madhe nga shteti.


Kemi 10 vjet qe punojme kostume popullore te te gjitha krahinave te Shqiperise. Mundohemi qe me perpikmerine me te larte kostumet tona te jene tradicionale dhe sa me afer te vjetres.


E kam tradite te trasheguar nga mamaja ime por i jam futur edhe nje studimi shume te madh te veshjeve popullore ne literature te ndryshme dhe kjo me ka bere qe te eci gjithmone e me teper. Pjesemarrjet ne panaire na japin shtysa perpara sepse veshjet tona njihen ne keto panaire pelqehen dhe eshte edhe hapja sepse na njohin shume njerez qe interesohen per veshjet popullore- shprehet Edlira.


Velesia Osmani 66 vjec nena e dy vajzave nje ish-arsimtare ne Vlore sot pensioniste ne Tirane qe ekspozoi punimet e saj ne Panairin Kombetar te Artizanatit thote se kostumet popullore me motive dasme nga trevat e Shqiperise se Mesme dhe Jugut jane te kerkuara nga konsumatoret sidomos te huaj. Italianet jane te cmendur pas punimeve me dore.


Ata nuk te falin shprehet Osmani ndersa nenvizon se prej 9 vjetesh bashke me 3 gra kane celur shoqaten e artizanatit Nenat endin paqen ne Tirane qe ka perfaqesuar Shqiperine ne shume aktivitete te ndryshme jashte vendit si Spanje France Belgjike Italia SHBA etj. Ish- arsimtarja shpjegon se kete zanat e ka trasheguar qysh ne femijeri nga e ema ndersa sot po e percjell tek grate e tjera.


Artizanati eshte nje profesion qe nuk te le pa buke thote Osmani ndersa thekson se qeveria duhet te miratoje urgjentisht nje ligj qe mbron artizanatin.


Anastas Petridhi gdhendesi i drurit punimet e te cilit jane mjaft te pelqyera ka celur tashme piken e dyte te tregtimit ne qytetin e Gjirokastres ne Qafen e Pazarit pika me e frekuentuar nga turistet.


Ne pershtatje me kerkesat me te medha te tyre ai sjell tashme edhe punimet ne miniature qe sipas tij jane teper te terhequra si per shkak te permasave te tyre ashtu edhe cmimit.Jemi te detyruar tu pershtatemi shijeve dhe preferencave te klienteve. Ka prej tyre qe marrin punime normale po shumica stepen ndaj i kam kthyer nje pjese te banesave gjirokastrite apo kalane ne miniature te gdhendura ne dru shprehet Petridhi.


Vitet e fundit shtimi i numrit te turisteve dhe perpjekjet e artizaneve kane bere qe zanatet e vjetra te rikthehen si nje pjese e patjetersueshme dhe e pazevendesueshme e tradites sone kombetare. Ndersa punojne me durim dhe perkushtim per te sjelle elemente origjinale te identitetit artizanet nuk kerkojne asgje me teper si shperblim pervecse pak me teper vemendje.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›