E Diel, 1 Nëntor 2026

Sokol Paja: PD ka nevojë të hapet, jo të struket në vetvete

PD sot, nuk ka luksin e largimeve dhe të përjashtimeve por të afrimeve

sokkol pajaSokol Paja, i riu që kërkoi të kandidonte për kreun e Partisë Demokratike deklaroi dje në një konferencë për mediat  se mbledhja e rreth 7 mijë firmave është dicka komplet e pamundur dhe qesharake për kohën e shkurtër, momentin delikat ku ndodhet fushata dhe mekanizmin e prishaqefjes. Më tej Paja ka dhënë edhe arsyet e tij pse ka vendosur të kandidojë për kreun e PD-së. Skam ardhur të bëhem as pronar i Partisë as pronar i godinës së selisë, por për të dhënë kontributin tim në këtë proces të rëndësishëm. Vij sepse kam disa ide në platformën time, vij sepse kam një kontribut, vij sepse përfaqësoj një shtresë bazë për Partinë Demokratike. Vij nga një familje e persekutuar nga regjimi komunist, ende edhe sot gjyshi im si shumë shqiptarë të tjerë, ende nuk e kanë një varr. Partia demokratike dhe Lidershipi i saj sot nuk duhet të hedh poshtë asnjë kontribut qoftë edhe të militantit më të thjeshtë në këtë vend, tha Paja. Sakaq ai theksoi se PD sot, nuk ka luksin e largimeve dhe të përjashtimeve por të afrimeve. Sot nuk është koha për të folur për lavdi në Partinë Demokratike, por për të bërë analizë të thellë të humbjes dhe përgatitjen për lidershipin që do udheheqë shqiptarët në opozitë. Partia Demokratike sot më shumë se asnjëherë tjetër ka nevojë për vlerat, moralin dhe ëndrrën e atyre që e themeluan, për ata që jetuan vite në këtë parti, për ata që u anashkaluan, për ata që kurrë nuk u vlerësuan. Paja theksoi se përballë publikut kritik, si forcë politike PD ka nevojë për intelektualët, për ata që sjellin diçka të re, jo për fotokopje të së shkuarës. PD sot ka nevojë për energji të reja, për ekip të ri, për një marrëveshje të re me qytetarët. PD ka nevojë të hapet, jo të struket në vetvete, vuri në dukje ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›