Olldashi ftesë indirekte Topit: Të bashkohemi kundër Ramës
Ministri i Transporteve njëherësh kandidat për kryetar i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi zhvilloi një takim me mbështetës të PD-së në Ersekë dhe Leskovik. Gjatë prezantimit të platformës së tij për drejtimin e PD-së, Olldshi tha se PD duhet të riorganizohet për të nisur një aksion opozitar që do të sjellë rikthimin e saj force fituese në vend.
Deklarata
Duhet të përcaktojmë disa kufij politikë dhe tu japim qytetarëve një kartë morale të fortë opozitare. Opozita është moral dhe jo numra në Parlament. Në qoftë se ne do të jemi në gjendje, tu ofrojmë qytetarëve këtë, jam i bindur se ne do të shndërrohemi shumë shpejt në shumicë. Përmes një veprimi shumë të fortë opozitar, përmes një veprimi shumë të qartë opozitar, përmes fokusimit në problemet reale që ka ky vend. Kemi përballë mazhorancën e Edi Ramës, një njeri i provuar që ndërton vetëm pushtet klientelist dhe të korruptuar. Kemi pjesë të pushtetit të Edi Ramës dhe vektorin e Ilir Metës që nuk është as parti politike, as formacion politik, por është një çetë hajdutësh, u shpreh Olldashi.
Ftesa
Në vijim, Olldashi deklaroi se Partia Demokratike duhet të hapë dyert për të gjithë faktorët opozitarë për të ndërtuar një themel të sigurtë të fitores në sfidën më të parë elektorale. Ne duhet të bashkojmë çdo opozitar. Të vijë këtu çdo njeri që është i gatshëm të përballet me qeverinë e Edi Ramës. Duhet të jetë pjesë e jona çdo njeri që është i gatshëm të veprojë dhe të funksionojë si opozitar, deklaroi Sokol Olldashi. Ndërkohë gjatë takimit me anëtarë të PD-0së në Pogradec, Sokol Olldashi u ndal veçanërisht tek rikonstruktimi i PD-së. Të përforcojmë disa lidhje që kishin filluar të zbeheshin me militancën e partisë, me anëtarin e thjeshtë të saj. Shumica e kapaciteteve njerëzore të korpusit politik të PD-së, duke filluar nga Kryesia, Këshilli Kombëtar dhe deri tek grupet e punës u angazhuan në qeverisje, parlament dhe në administratë, duke ngathtësuar lidhjen me strukturat bazike të Partisë, deklaroi Olldashi.