Digjet mjeti i kryeplakut të Fushë-Mamurrasit

Kurbin- Digjet automjeti i kryeplakut të fshatit Fushë-Mamurras. Nuk janë identifikuar ende personat që i vunë flakën fuoristradës së kryeplakut Bashkim Lika. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm.
Kryeplaku Lika ka deklaruar se nuk ka pasur konflikt me banorë të zonës, por ka vënë gishtin tek disa persona me precedentë penalë në fshat.
Automjeti i tij ka qenë i parkuar në oborrin e shtëpisë dhe pasi ka parë se i është vënë zjarri, Lika ka dalë dhe ka shuar flakët me mjete rrethanore. Dëme në njerëz nuk janë regjistruar.