Solana: Qeveria e re, kujdes në reformat ekonomike
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Havier Solana deklaroi se Bashkimi Evropian pret nga Qeveria e re t'i ndërmarrë përgjegjësitë e veta në zbatimin e mëtejshëm të reformave ekonomike, si dhe në çështjet ndëretnike.
Në deklaratën e tij Solana përgëzon synimin qeveritar për t'i përforcuar integrimet evopiane dhe ka kërkuar përkushtim maksimal ndaj detyrimeve.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së shpreson se Qeveria e Maqedonisë dhe të gjithë partitë politike do të angazhohen për promovim dhe do të marrin pjesë në dialogun konstruktiv dhe gjithpërfshirës politik, në veçanti në realizimin e perspektivës evropiane. (INA)