E Diel, 1 Nëntor 2026

Solana, thirrje për armëpushim mes Izraelit dhe palestinezëve

Përfaqësuesi i lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Havier Solana u bëri thirrje sot palestinezëve dhe Izraelit për një armëpushim në Gaza, duke i siguruar se BE-ja ishte e gatshme të kontribuonte me një mision vëzhguesish ndërkombëtar për ruajtjen e paqes.''Armëpushimi duhet të respektohet nga të gjithë, të ketë qëndrim të qartë dhe të jetë i përhershëm'', theksoi Solana. ''Për këtë ne jemi gati të bashkëpunojmë me anëtarët e tjerë të komunitetit ndërkombëtar për të parë sesi mund të vëzhgohet armëpushimi'', shtoi ai.''Nëse kjo është e nevojshme, BE-ja do të marrë pjesë në vendosjen e një misioni vëzhguesish ndërkombëtarë, por kjo nuk mund të bëhet për 24 orë'', nënvizoi SolanaBush fajeson Hamasin per situaten ne Gaza Presidenti amerikan Bush ka fajësuar Hamasin për dhunën në Gazë dhe në jug të Izraelit, pas sulmeve ajrore njëjavore të izraelit dhe sulmeve me raketa të palestinezëve.

Z. Bush, të cilit i kanë mbetur vetëm dy javë në post, tha se Hamasi ishte një grup terrorist, i përkushtuar për ta shkatërruar Izraelin.

Më herët, udhëheqësi i Hamasit në mërgim, Khaled Meshal, e paralajmëroi Izraelin se e priste një "fat i zi" nëse do të niste ofensivën nga toka në Gazë si ka kërcënuar.

Hamasi tha se një nga udhëheqësit e tij ishte vrarë gjatë natës pas një sulmi ajror izarelit.

Abu Zakaria al-Jamal vdiq nga plagët e marra gjatë sulmit.

Izraeli tashmë ka kryer mbi 700 sulme në Gazë që nga fillimi i ofensivës një javë më parë, njoftoi agjensia AFP.

Ndërkohë, OKB-ja ka paralajmëruar për thellimin e krizës humanitare në Gazë. Sipas organizatës, 25 përqind e mbi 400 palestinezëve të vrarë janë civilë.

'Mekanizëm vëzhgues'

Në fjalimin e tij javor në radio, presidenti Bush tha se përgjegjës për dhunën ishte Hamasi. Ai hodhi poshtë mundësinë e një armëpushimi nga njëra palë, duke thënë se ai do t'i mundësonte Hamasit që të vazhdonte sulmet mbi Izraelin.

Z. Bush tha se çdo marrëveshje paqësore do të ishte e papranueshme nëse nuk do të ndërmerreshin masa më të ashpra për të mos e lejuar Hamasin dhe grupet e tjera militante që të armatoseshin.

"Duhet të vendosen mekanizma monitorues për t'u siguruar se do t'i jepet fund kontrabandës së armëve të grupeve terroriste në Gazë," tha ai.

"Unë u bëj thirrje të gjitha palëve që të ushtrojnë presion mbi Hamasin që të heqë dorë nga terrori dhe të mbështesë udhëheqësit legjitimë palestinezë që punojnë për paqe."

(BBC)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›