E Shtunë, 31 Tetor 2026

Solis: Miço të pushojë pak

 

Krejt indiferent rreth përplasjes së fundit në PBDNJ ka qenë dje edhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Leonard Solis. I kontaktuar nga gazeta, Solis nuk ka nguruar të ironizojë akuzat e ish-kryeinspektorit Thoma Miço. Sipas tij, partia po ecën mirë ndërsa Miço duhet të pushojë pak. “Partia është mirë. Nuk ka asnjë akuzë. Kjo është qeverisja, Dule ka ushtruar funksionin e kryetarit të partisë. Është e kot që ta zmadhojmë, nuk ka ndonjë gjë. Janë probleme të mirëqeverisjes. Nuk kam ndonjë koment. Thomai është i yni, do çlodhet pak”, theksoi Solis.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›