Uashington Mijera protestues mblidhen ne lulishten kombetare te qytetit

Protestues dhe aktiviste nga gjithe Shtetet e Bashkuara jane mbledhur ne lulishten kombetare te Washingtonit per disa dite marshime dhe manifestime te planifikuara kunder Kongresit dhe grupeve lobiste.
Organizatoret e protestes e njohur me emrin Te rimarrin Kongresin synojne tu kujtojne anetareve te Kongresit se ata perfaqesojne te gjithe amerikanet.
Mes pjesmarresve do te kete edhe protestues te levizjes Pushtimi i Wall Streetit te cilet thone se perfaqesojne 99 per qind te popullsise me perjashtim te nje perqindeshit me te pasur te vendit.
Sot protestuesit do te marshojne drejt zyrave te Kongresit per te Rrimarre Dhomen e Popullit sic shprehen ata.