E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanovic: S`ka më kushte për Serbinë

Shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borislav Stefanovic ka deklaruar se gjatë bisedës së sotme me ndërmjetësin e BE-së, Robert Cooper, e cila është bërë nëpërmjet video linkut, nuk është arritur marrëveshja rreth përfaqësimit të Prishtinës në forumet rajonale, prandaj biseda do të vazhdojë nesër, njofton FoNet.
 

Stefanovic në emisionin e RTV të Vojvodinës "Një ndaj një” ka deklaruar se rreth kësaj çështjeje ekzistojnë disa variante për zgjidhje, por secila nga to parashikon theksimin e Rezolutës 1244.
 

I pyetur se a ekziston shansi që kjo marrëveshje të arrihet deri të premten, më 9 dhjetor, Stefanovic është përgjigjur se ekziston ky shans, kjo nuk duhet ndërlidhur me datën e marrjes së kandidaturës.

“Ky nuk është kusht, as që na është paraqitur ndonjë kusht i ri në kuptimin përfaqësimit rajonal”, tha Stafanovic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›