Unaza e qytetit, 14 familje ne proteste
Dhjetera banore, pronare te ndertimeve ne rrugen ku kalon unaza, kane protestuar para Bashkise te Shkodres ne lidhje me kushtet e kompensimit. Ne mbeshtetje te 14 familjeve kane qene edhe deputeti Gilman Bakalli. "Partia Demokratike ka tradhtuar interesat e ketyre pronareve", ka akuzuar ai. Banoret, te cilet jane te prekur nga ndertimi i unazes ne qytetin e Shkodres, kerkojne kompensimin e tokes ku kalon segmenti me 21500 leke metri katror. Por, vendimi i Keshillit te Ministrave, vitin e kaluar, ka dhene 4500 leke metri katror kompensim. Ata kane marre kontakte edhe me kryebashkiakun Lorenc Luka dhe prefektin e qarkut, duke kerkuar kompensimin e drejte per cdo meter katror. Rreth ores 12:30, ne zyren e prefektit te Shkodres, Maxhid Cungu, eshte zhvilluar nje takim pune me perfaqesues te Bashkise, Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve e Ministrise se Transportit.
R.Ll
R.Ll