OKB t'i pershtatet faktit se Kosova eshte vend sovran
NJU-JORK - Ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, deklaroi se pavaresia e Kosoves dhe hyrja ne fuqi e Kushtetutes se saj "kane krijuar situate te re, te ciles duhet t'i pershtatet OKB-ja". "Per kete arsye, populli i Kosoves e vlereson nismen e Sekretarit te Pergjithshem per ta rikonfiguruar pranine e OKB-se ne vendin tone", tha Sejdiu ne seancen e KS te OKB-se. "Ne marrim dijeni se Sekretari i Pergjithshem ka propozuar nje numer detyrash qe i kane mbetur pranise se OKB-se ne Kosove. Ne e kuptojme po ashtu se OKB do te vazhdoje te kryeje per nje kohe te kufizuar funksione te zbatimit te ligjit ne pajtim me Rezoluten 1244 te OKB-se, deri sa BE te jete ne gjendje te kryeje plotesisht rolin e vet operacional", theksoi Sejdiu. Ai ka siguruar Sekretarin e Pergjithshem te OKB-se se do te kete mbeshtetjen dhe bashkepunimin e vazhdueshem te Kosoves.
Sejdiu premtoi se Kosova do ta zbatoje planin e te derguarit te OKB-se per statusin e Kosoves, Marti Ahtisari, perfshi dhe detyrimet per plotesimin e te drejtave te minoriteteve. "Sic e kemi theksuar ne deklaraten tone te pavaresise, korniza udherrefyese e perpjekjeve tona eshte Plani "Ahtisari". Ky dokument i perkrahur me shumice dermuese nga Kuvendi i Kosoves vazhdon te gezoje perkrahje te gjere nga populli yne. Ne perputhje me detyrimet qe Kosova ka marre me kete plan, Kuvendi i saj ka miratuar deri tani mbi 40 ligje ne fusha domethenese, si decentralizimi i pushtetit vendor, mbrojtja e minoriteteve dhe ruajtja e trashegimise se pasur kulturore te Kosoves", tha Sejdiu.
"Pavaresia e Kosoves, e shpallur ne perputhje me rekomandimet e Perfaqesuesit Special te Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara, z. Marti Ahtisari, eshte njohur tani nga 43 vende anetare te OKB-se. Numri i shteteve qe njohin Kosoven po shtohet cdo muaj. Si shtet qe synon integrimin ne komunitetin euroatlantik, Kosova eshte mirenjohese qe dy te tretat e vendeve te BE-se dhe te NATO-s e kane njohur statusin tone te ri", tha Sejdiu. Ai permendi se me 15 qershor hyri ne fuqi Kushtetuta e Republikes se Kosoves, e cila permban shume dispozita te Planit "Ahtisari" dhe pasqyron standardet me te larta per te drejta njerezore.
Nderkohe, ne nje konference shtypi pas seances se KS-te OKB-se, Sejdiu sqaroi se pala kosovare i ka mbyllur negocimet me Serbine. "Ne i kemi perfunduar proceset e negocimit me Serbine". Duke iu pergjigjur medies, lidhur me mundesine per bisedime te reja, Sejdiu siguroi se nuk do te kete asnje negociate qe lidhet me statusin. "Ne jemi te interesuar te kemi marredhenie te mira mes shteteve sovrane, dhe ne te njejten kohe ngulim kembe dhe kerkojme nga Serbia qe t'i jape fund qendrimit te saj te instrumentalizimit te nje pjese te serbeve te Kosoves", tha Sejdiu. "Serbet e Kosoves, ajo pjese qe heziton, duhet t'i kthehen realitetit. Ata kane garancite me te mira te mundshme me kushtetuten me moderne, me ligjet dhe me perkushtimin tone institucional si shtet i pavarur", ishte mesazhi i Sejdiut. Fundja, shtoi ai, "nje pjese e rendesishme e serbeve jane te perfaqesuar ne qeveri e ne institucione dhe qytetaret e zakonshem i jane kthyer jetes normale".