E Diel, 1 Nëntor 2026

Ina Rama: Hetoni dosjet e vjetra

Kryeprokurorja Ina Rama merr pjese ne prezantimin e prokuroreve te Rretheve Sarande e Gjirokaster pas firmosjes se 5 emrave te rinj. Nje vizite pothuajse e pa paralajmeruar me pare dhe qe nuk ka zgjatur me shume se 30 minuta. Dje, ne oren 11:00, ne Prokurorine e Sarandes, Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, ka komunikuar para stafit te prokuroreve te ketij rrethi shefin e ri. Ai eshte Alfred Agolli, deri dy dite me pare prokuror i rrethit te Gjirokastres. Ish-kryetari i institucionit, Sali Hasa, do te mbetet prokuror i thjeshte ne organ. Nderkohe qe, ne Gjirokaster, eshte prezantuar Alfred Saliaj, pas braktisjes se detyres nga Ardian Vishaj, tashme avokat. Sipas burime te pranishme ne takim gjate fjales se saj, Kryeprokurorja Ina Rama e ka vendosur theksin ne forcimin e punes se prokurorise, kryesisht ne vazhdimin e hetimeve te dosjeve te vjetra apo te atyre rasteve qe kane te bejne me luften kunder korrupsionit. B.B/B.K


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›