E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, Kryeministri Papadhimos do të krijojë një parti të re

Lukas Papadhimos

Kryeministrit aktual, Lukas Papadhimos ka deklaruar se pas zgjedhjeve të gjashtë majit do të nisë përgatitjet për një parti të re.

Lajmin e bën të ditur e përjavshmja prestigjioze athinase Real News, sipas të cilës subjekti i ri do të ketë një linjë evropiane dhe reformuese, ku do të bëjnë pjesë personalitete të reja dhe fare pak të vjetra.

Sipas sondazhit më të fundit të kryer në prag të zgjedhjeve, për herë të parë në Parlamentin grek do të hyjnë të paktën tetë parti.

Në këtë sondazh konservatorët kryesojnë me 18% dhe nuk mund të marrin shumicën e vendeve në Parlament, ndërsa në vend të dytë vijnë socialistët me 14%.

Lideri i Demokracisë së Re, Andonis Samaras ka deklaruar se nuk do të bashkëpunojë me socialistët për një qeveri koalicioni pas zgjedhjeve.

Por skena e re politike e krijuar në Greqi pas nënshkrimit të marrëveshjes së huasë që vendos kushte të përcaktuara nga BE dhe FMN tek çdo lloj qeverie që do të lindë pas zgjedhjeve, nuk lë vend për alternativa të tjera. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›