Sondazhi: 80% e grekeve nuk i duan emigrantet
Me shume se 80 per qind e shtetasve greke nuk i duan emigrantet madje kerkojne qe ata te largohen nga Greqia duke i konsideruar ne menyre paradoksale si "pergjegjes per menyren si eshte katandisur Greqia". Per me teper, 54.7% e grekeve e konsiderojne te nevojshme per te krijuar qendra paraburgimi per emigrantet.
Te dhenat jane pjese e rezultateve te nje sondazhi qe u publikua dje ne mediat e Athines. Nen titullin kryesor Te ikin te gjithe emigrantet", gazeta me e madhe greke "To Vima", i kushton pjesen kryesore te gazetes se te dieles, sondazhit te Kapa Research. "Trembin, terrorizojne, shqetesojne dhe jane pergjegjes per katandisjen e vendit", nenvizon "To Vima tis Kiriakis", gazeta me e madhe greke, ne shkrimin per sondazhin qe ka publikuar Kapa Research, raporton noa.al. Ky sondazh vjen vetem pak jave para zgjedhjeve te pergjithshme ne Greqi ku sipas ligjit, kane te drejte te votojne dhe disa qindra mije emigrante, ku pjesa me e madhe jane shqiptare.
"Kjo eshte pamja e vleresimit te grekeve per emigrantet, sipas institutit kerkimor Kapa Research. Mediat greke theksojne dhe faktin se ky sondazh erdhi menjehere pasi nisi ne mbare Greqine operacioni famekeq "Shkupa" qe po mbledh cdo dite me qindra emigrante, kryesisht shqiptare duke i riatdhesuar. Keto operacione te shemtuara qe beheshin rendom ne vitet '90, vijne si nje plan i qeverise aktuale greke per te mos lejuar asnje emigrant te paligjshem ne Greqi.
Ne sondazh, greket jane pergjigjur ne masen 80 per qind ose 15% me shume se me 2009, se nuk i deshirojne emigrantet as te ligjshem dhe as klandestine. Dhe e njejta perqindje kerkon qe operacionet "Shkupa" te vazhdojne duke zhdukur te gjithe emigrantet nga Greqia. Nese ne vitin 2009, i njejti institucion kerkimor, Kapa Research, publikoi se vetem 19.5 per qind e grekeve deshironin largimin e plote te emigranteve, sivjet, tre vite me pas, kete e kerkojne 48.3 per qind ne sondazhin me te ri te Kapa Research.
Nderkohe, 37.7 per qind te te pyeturve jane dakord me shprehjen: "Larg nga oborri im, kudo tjeter ku te jene, nuk me intereson". Kurse pothuajse 90 per qind e grekeve besojne se krimi i perditshem eshte faj i emigranteve.
Ne masen 83.4 per qind, greket e konsiderojne si shume serioze ceshtjen e emigranteve klandestine. Kurse 79.3 per qind ndjehen te rrezikuar nga dhuna e perditshme dhe krimet qe ndodhin duke bere pergjegjes per to, kryesisht emigrantet.
Keto te dhena te sondazhit te Kapa Research vijne nje dite pasi dy emigrante nga Pakistani vdiqen tragjikisht ne shinat e trenit, ndersa u perpoqen te shpetojne nje cift te moshuarish greke te cilet nuk u lenduan.
Shendetesia
Nga ana tjeter eshte duke shkaktuar shqetesim te madh per shumicen e qytetareve dhe ceshtja e shendetesise, sepse 71.6 per qind e grekeve qe moren pjese ne sondazh, e konsideron te nevojshme per te siguruar nje certifikate per emigrantet me qellim qe te kete siguri per shendetin e grekeve. Kjo do te thote se 71.6 per qind kerkojne qe asnje emigrant te mos jete i punesuar nese nuk ka nje certifikate qe nuk vuan nga semundje ngjitese.