Shtrenjtimi abuziv i karburantit, po ulet prodhimi industrial
Konfindustria paraqet shqetesimin, se rritja e shpejte e cmimit dhe problematika me cilesine e tregtimit te karburanteve rrezikojne seriozisht zhvillimin ekonomik te vendit, si dhe godet ndjeshem konkurrueshmerine e prodhimit vendor. Renia me 6% e prodhimit industrial per 3-mujorin e fundit te vitit 2011 ne mase te ndjeshme vjen edhe nga rritja e cmimit te karburanteve.
Gjergj Buxhuku, Administrator i Pergjithshem i Konfindustria vlereson, se eshte e papranueshme, qe rritja e cmimit te karburanteve ne tregjet nderkombetare te ndihet ne menyre te njejte ne Shqiperi si prodhuese e rendesishme ashtu edhe ne vendet, qe nuk e zoterojne nje pasuri te tille. Pasoja e mesiperme e papranueshme tregon per te metat thelbesore te menyres sesi funksionon tregu i karburanteve qe nga prodhimi, perpunimi dhe shperndarja, si dhe ve ne dyshim politikat 20-vjecare te privatizimit dhe te mbikeqyrjes shteterore te tregut me te madh te ekonomise shqiptare.
Duke pranuar ndikimin dhe varesine relative nga tregjet nderkombetare, per sa i perket cmimit, Konfindustria kerkon, qe te vazhdoje me rreptesi marrja e masave mbi te gjitha ne "cilesine" dhe mashtrimet ne "volumet" e shitura klienteve fundore te karburanteve te tregtuar ne vend. Cilesia jashte standardit e karburanteve dhe mashtrimet ne volume percohet drejtperdrejt ne rritjen e "fshehur" te cmimit te karburanteve, qe qarkullojne ne tregun shqiptar dhe qe i shtohet cmimit te deklaruar.
Tregu i karburanteve ne Shqiperi eshte tregu me i madh ne vend me nje qarkullim vjetor 900 milione -1 miliard $/vit ose 9-10% te PPB te vendit, si dhe me ndikim te fuqishem ne qendrueshmerine dhe zhvillimin ekonomik teresor.