E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dënon lirimin e autorit të sulmit mbi Lokërbi

Abdel Baset al-Megrahi mbërriti dje në mbrëmje në aeroportin e Tripolit. Qindra të rinj libianë e përshëndetën atë, duke brohoritur dhe duke valëvitur flamuj kombëtarë dhe portretin e tij ndërsa dëgjoheshin tinguj këngësh libiane.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama e quajti të gabuar vendimin e Skocisë. Ai tha në një radio amerikane se qeveria libiane nuk duhet ta mirëpriste Megrahin dhe duhet ta vendoste atë nën arrest shtëpiak. Zyrtarë të tjerë të administratës amerikane thanë se drejtësia nuk ishte vënë në vend me lirimin e tij.

Shtetet e Bashkuara po shprehin një keqardhje dhe zhgënjim të thellë mbi vendimin skocez për të liruar autorin e bombardimit në Lokërbi dhe kanë paralajmëruar Libinë që të mos ta trajtojë si hero terroristin, ose përndryshe do të përballet me pasoja në marrëdhëniet dypalëshe.

Vendimi i autoriteteve skoceze për të liruar Megrahin, që thuhet se është në prag të vdekjes nga kanceri në prostatë, për arsye humanitare ishte i pritshëm dhe si Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit shprehën keqardhje për këtë veprim.
start/atsh

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›