E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, dhëndri vret 6 persona

Sipas të përditshmes prestigjioze turke Zaman, autori i vrasjes Shafak Koksal (22) ka qëlluar me armë zjarri të shoqen Aishe Koksal (22), vjehrrin, vjehrrën, kunatin dhe dy kunatat. Pas krimit autori është dorëzuar vetë tek forcat e policisë.

Mësohet se autori ka shkuar te shtëpia e vjehrrit ku jetonte edhe e shoqja me fëmijën e tyre tremuajsh si pasojë  konfliktit të vazhdueshëm që kishte në familje. “Më shkatërruat familjen, do ju shkatërroj tuajën” mësohet të ketë thënë para krimit vrasësi. Pasi ka vrarë të gjithë familjen e së shoqes, vrasësi ka marrë fëmijën dhe e ka dërguar në shtëpinë e tij. Pastaj është dorëzuar në komisariat.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›