Sondazhi, MekKein zbret 6 pikë poshtë rivalit
Sipas një sondazhi të Reuters/C-SPAN/Zogby, tashmë republikani Xhon MekKein gjendet gjashtë pikë nën rivalin demokrat Barak Obama në garën presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (organizatorët pranojnë se indeksi i gabimit është 2.9 pikë). Sondazhi, i kryer gjatë katër ditëve të fundit të javës zbuloi se vetëm 43 për qind e votuesve janë pro MekKeinit, ndërkohë të gatshëm t‘ia japin votën kandidatit me ngjyrë janë 49 për qind e të anketuarve.
Organizatori i njohur i sondazheve, Xhon Zogbi, vërejti se gjithsesi avantazhi i Obamës nuk përmban ndonjë domethënie tepër të rëndësishme nga pikëpamja statistikore. Por sqaron se tashmë shkëputja e Obamës po kthehet në trend, "duke qenë se e pamë të shkëputej fillimisht 2 pikë, më pas 3 e tashmë 6 pikë. Tre javë nga zgjedhjet e 4 nëntorit, sondazhi vërejti se Obama po fiton terren mes radhëve të votuesve të pavarur, ku numëron 21 pikë më shumë se rivali. Mes grave, një tjetër grup shumë i rëndësishëm kur vjen fjala te votat, senatori ruan me qëndrueshmëri avantazhin prej 12 pikësh nga veterani i Vietnamit. Për sa u përket votuesve meshkuj, të dy ndajnë të njëjtën sasi votuesish, 45 për qind secili. Edhe votuesit e rinj, mes moshave 18-29- vjeçare mbështesin Obamën (20 pikë). MekKein kryeson me 10 pikë në radhët e të bardhëve, ndërsa Obama mbështetet nga 92 për qind e votuesve me ngjyrë.