Sondazhi, PDK-ja e Thaçit rrit mbështetjen
Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të kryesojë bindshëm sondazhet e opinionit publik, madje të thellojë rezultatet. Në një sondazh të realizuar gjatë muajit tetor nga instituti "Gani Bobi" dhe gazeta e njohur kosovare, "Express", PDK ndodhet në një distancë shumë të madhe, në krahasim me partitë e tjera. Ajo kryeson me 50 për qind.
Në vend të dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 18,9 e cila, duke pasur parasysh rezultatet e zgjedhjeve ku ka dalë me 22 për qind, ka shënuar rënie. Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka rikonsoliduar vendin e tretë me 15%. Gati me 5 për qind rënie edhe partia e Behxhet Pacollit dhe Nexhat Dacit.
Përfaqësuesi i institutit "Gani Bobi", që ka realizuar këtë sondazh, shpjegon këto shifra me premtime të pambajtura, apo zhgënjim të elektoratit. Për sa i përket respektit që kanë liderët në partitë e tyre, duket se ai është absolut.
Kështu, në PDK, Kryeministri Hashim Thaçi kryeson me gati 40%. Personaliteti tjetër që i vjen pas është Fatmir Limaj me 10,3%. Respekt absolut ka edhe Presidenti Fatmir Sejdiu në partinë e tij, LDK. Ai kryeson me rreth 30 për qind, ndërsa pas tij vjen Sabri Hamiti me 2%. Po kështu edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka autoritet të madh në parti me 26%, ndërsa në bazë të sondazhit numri dy është Pal Leka, një lider lokal me 1%.